Sytë nga rrushi e vera, 1000 ekspertë ndërkombëtarë do të sjellin konsulencë

29 Maj 2024, 21:20Sociale TEMA
Sytë nga rrushi e vera, 1000 ekspertë ndërkombëtarë do

Nga mbjellja e hardhisë dhe krijimi i verës e deri tek etiketimi i konteinerëve përfundimtarë, vendi ynë pritet të zhvillohet edhe më tej në këtë sektor. Një vëmendje e veçantë është drejtuar ndaj zhvillimit të këtyre produkteve në projektligjin e depozituar në Kuvend për “Aderimin në marrëveshjen për themelimin  e organizatës ndërkombëtare të vreshtarisë dhe verës”. 

Shqipërisë do t’i vihen në dispozicion 1000 ekspertë për dhënien e konsulencës në zhvillimin e vreshtarisë dhe verës cilësore sipas standarteve: “Shqipëria si vend prodhues dhe konsumues i rrushit dhe verës do të marrë informacionin dhe asistencën e nevojshme për të zhvilluar rregullore për harmonizimin ndërkombëtar të praktikave dhe standardeve ekzistuese për të minimizuar barrierat ndaj tregtisë, për të promovuar prodhimin e qëndrueshëm, si dhe për të mbrojtur konsumatorët”.

Shqipëria pritet të përfitojë si në zhvillimin e sektorit brenda vendit, por edhe shitjen e produkteve ndërkombëtarisht. Ky projektligj mirëpritet nga specialistët në vend, por konsiderohet i vonuar.

Gazmend Shehi, nga Shoqata e Prodhuesve të Verës Familjare, shprehet: “Duhet të ishte përshtatur më shpejt me rregulloret e BE. Ky ligj duhet të sjellë një rregullsi sa i përket tregut të verërave dhe të mbrojë origjinën e prodhuesve tanë. Gjithashtu, edhe me VKM që të përshtaten të gjitha rajonet ku është zhvilluar vreshtaria”.

Aktualisht, ky sektor vuan një sërë problematikash nga krijimi i një kadastre të plotë të vreshtarisë, por edhe certifikimi përfundimtar i produktit.

Lush Susaj, profesor në Universitetin Bujqësor të Tiranës, tregon se teknologjia në vend nuk i plotëson kriteret: “Jashtë kuadrit ligjor dhe teknologjive bashkëkohore. Vreshtarisë sonë i mungon themeli i industrisë së verës. As edhe një investim i BE-së nuk ka shkuar te ligji, rajonizimi, kloni, marka, standardet. Zëmë vendin e 45 për nga sipërfaqja me vreshta dhe 50 për nga konsumi i verës për frymë të popullsisë”.

Me aderimin në këtë marrëveshje, Shqipëria do të azhornohet me standarde të harmonizuara dhe të pranuara ndërkombëtarisht për prodhimin e produkteve të vreshtarisë dhe verës. Problem ky që ka ndikuar dhe në situatën e eksporteve shqiptare.

“Po të marrësh raportin e tregtisë së jashtme për këtë është 1 me 470. Domethënë, për një litër verë që shesim, blejmë 470 nga jashtë”, tregon Susaj.

Shqetësuese për prodhuesit shqiptar mbetet mbizotërimi i verërave të importit ku në shifra jozyrtare ekspertët e sektorit thonë se kjo sasi vere zë rreth 70% të tregut. Ata sugjerojnë rishikimin e kuotave të importit.

4 Komente

  1. J
    Jorgo

    epo kur ngeli vreshtaria ne dore te tropojaneve.....

    Përgjigjjuni
    1. p
      pilo Lala

      Po vijme tek shprehja e Hrushovit, i cili rekomandonte te mbjellim agrume, se aq grure sa i duhet Shqiperise, i hane minjte ne hambaret e BS. Vera eshte nje biznes fitimprures, vecse kerkon pak kujdes, eksperience. Balanca e imprt eksportit te ben te mbjellesh vetem vreshta, sepse ka uri shume te madhe ne tregun tone. Keto jane politikat qeveritare, te cilat njerezit e zgjuar me nuhatje, menjehere reagojne, mbjellin te behen te paret qe fitojne.

      Përgjigjjuni
      1. C
        C'a bohet keshtu

        Edhe ne kohe nuk dergohen 1000 eksperte, delirante sikur te ishin "gjalle" vreshtat e fermes "Gjergj Dimotrov" dhe me gjere perse duhet te vijne 1000 pijanece vere, apo Albanistan esapi.

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vilma

          24 ha toke, të pershtatshme per vreshtë. Toke me uje, diell dhe burim natyral uji, brenda sip. Çmimi i negociushem.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje