U vetëflijua në kullën e tij për të mos rënë në duart e forcave malazeze, Oso Kuka shpallet "Dëshmor i Atdheut"

15 Tetor 2024, 17:30Sociale TEMA
U vetëflijua në kullën e tij për të mos rënë

Heroi shqiptar Oso Kuka është shpallur nga qeveria shqiptare “Dëshmor i Atdheut”.

Kuka u vetëflijua brenda kullës së tij në Vranjinë për të mos rënë në duart e forcave të Malit të Zi në mbrojtje të kufijve shqiptar në vitin 1861.

Përpara ceremonisë u inaugurua edhe një pllakatë e vendosur në muzeun historik të Shkodrës që mban emrin e Oso Kukës dhe 27 bashkëluftëtarëve të tjerë të rënë për mbrojtjen e trojeve shqiptare.

Shaqir Vukaj, ish-drejtues i lartë thotë se janë me qindra emra të tjerë që kanë dhënë jetën për vendin por shteti shqiptar i ka lënë në një neglizhencë të plotë duke mos i dhënë statusin e "Dëshmorit të Atdheut" ndërsa mungojnë edhe studimet dhe dokumentet historike.

“Është një hero legjendar, të cilin të gjitha qeveritë, nga Zogu e këtej, nuk janë marrë me të. Ne si organizatë jemi marrë dhe ia arritëm më në fund të shpallim dëshmor atë dhe shokët e tij. Duhen shumë dokumente, por fatmirësisht për Oso Kukën ka pasur shumë materiale”, thotë Vukaj.

Një kërkesë organizata e "Dëshmorëve të Atdheut" ka edhe për Presidencën që të nderojë Oso Kukën me titullin më të lartë të shtetit shqiptar.

“Oso Kuka e meriton. Ata që merren me këtë punë ta dëgjojnë zërin e këtyre njerëzve”.

Ish-kryetari i Kuvendit Namik Dokle thotë se ata që kërkojnë të denigrojnë statusin e dëshmorit janë në një prapambetje të madhe.

Një i afërm i Oso Kukës falënderoi për shpalljen Dëshmor i Atdheut.

“Ishte një nga djemtë trima që kurrë nuk i ka munguar Shkodrës. Akti i tij heroik ka frymëzuar dhe do të frymëzojë brezat”, tha Orhan Kuka. “Kjo familje i ka dhënë vendit breza luftëtarësh për mbrojtjen e atdheut”.

6 Komente

  1. L
    L.Xh

    Më mirë vonë, se kurrë. Gjithsesi, duhet SHËNUAR, (për këtë brezin e sotëm) se VRANINA, ( ishull në liqenin e Shkodrës) ku Oso Kuka kreu aktin heroik, ka qenë avanpost i tokës shqiptare, si pikë kufitare me Malin e Zi. Pra Oso Kuka, po mbronte kufijtë shqiptarë nga,pushtimi malazes. Thjesht për kulturë.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pirdhni se liroheni.

      ..... dhe populli shqiptar e ka "nderuar" me shprehjen: "Je mbyllur brenda si Oso Kuka".

      Përgjigjjuni
      1. J
        Jorgo

        cudira shqiptare... mos me qene Osoja deshmor deri me sot?!!!!!

        Përgjigjjuni
        1. P
          Patrioti nga Malsia

          I pshurruri komentues « p…. se liroheni » , kur dikush lufton apo perleshet me dikë tjeter, që është me i fortë si ti, si nga armët ashtu edhe nga ushtarët, dhe kur ndodhesh i rrethuar, gjithkush tenton të futet në një llogore, në një tunel apo në ndonjë shtepi qe e ka aty afer vendit të luftës. Ti shkerdhata komentues, ketë parantezë e mbroj me disa shembuj të ndryshëm sipas rrethanave të ketyre personave apo grupeve ne minutat e fundit te jetes tyre : Kadafi në një tunel ujrash rrugë, Sadami në një tunel si birë miu, Vojo Kushi në një shtepia, Xhevdet Mustafa në një shtepi, Caf Susta i Shkodrës në një shtepi, heroi i popullit Adem Jashari me krejt familjen e tij në kullen e tyre, etj etj etj. Oso Kuka me shokt e vet kanë mbtojt kufinjt e atdheut me pushkë, me gjak e me jetë. Ne luftim e siper kunder vellezerve te Sali tradhetar Berishës, pra, hordhive Malazeze, Oso Kuka me shokët e vet jan detyruar të futen në kullen e tyre e cila ishte baza, depoja me armatim dhe barut e tyre. Ketë histori e ka pershkruar më mirë se gjithkush, poeti kombetar Gjergj Fishta , i cili na pershkruan edhe sekondat e fundit te heroit Oso Kuka. Kulla e rrethuar, hordhitë Malazeze po hynin brenda dhe po ngjiteshin edhe mbi çati, kulla plot me barut dhe perpara se Oso Kuka ti vinte zjarrin fuçisë së barutit, i drejtohet shokut të tij Kaçelit qe kishte dhe dinte ti binte lahutës së malsisë : Çohu Kaçel merre lahuten - e na kndo nji kangë Shqiptare - se s’majm zi, pa na qit fare….!!! Pra ti kurva komentues besoj qe e msove falas nji copë historie të heroit Shqiptar Oso Kuka. P’thuuuu legen Viçikadoli.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Pandeli Pasko

            Monumentin e pare Oso Kukes ia ka ngritur At Gjergj Fishta https://letersishqip.com/gjergj-fishta/krijime-letrare/oso-kuka dhe https://letersishqip.com/gjergj-fishta/krijime-letrare/vranina

            Përgjigjjuni
            1. P
              Pandeli Pasko

              Monumentin me te madh Oso Kukes ja ka ngritur At Gjergj Fishta te Lahuta e Malcis: - https://letersishqip.com/gjergj-fishta/krijime-letrare/oso-kuka - https://letersishqip.com/gjergj-fishta/krijime-letrare/deka - https://letersishqip.com/gjergj-fishta/krijime-letrare/vranina

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje