Univers City - Kthimi i gjelbërimit në zonat e banuara

16 Dhjetor 2023, 14:13Sociale TEMA

Univers City - Kthimi i gjelbërimit në zonat e banuara

Mungesa e hapësirave të gjelbra në lagjet e banimit mbetet një problem jo vetëm mjedisor i kryeqytetit,problem të cilën duket se po e kurojnë komplekset e reja rezidenciale. Janë këto komplekse që krahas sjelljes së shërbimeve pranë banorëve, po shtojnë sipërfaqet e gjelbra të kryeqytetit dhe po krijojnë modelin e ri të hapësirave rekreative. Parqet dhe zonat rekreative për argëtim e shplodhje janë panorama e re e komplekseve rezidenciale.
Univers City - Kthimi i gjelbërimit në zonat e banuara

Sot, krahas sjelljes së shërbimeve pranë banorëve, një nga elementet më atraktive të projekteve të reja rezidenciale në periferi të Tiranës janë hapësirat e gjelbra dhe zonat e rekreacionit të dedikuara për çdo moshë. Fëmijëve po u rikthehet hapësira aq e munguar për ta, parqet e këndet e lojërave,prindërve, një ambient i shëndetshëm dhe i sigurtë për fëmijët e tyre, të moshuarve, bukuria e kalimit të kohës mes gjelbërimit. (foto 3 dhe foto 4).
Univers City - Kthimi i gjelbërimit në zonat e banuara

Univers City - Kthimi i gjelbërimit në zonat e banuara

Të rriturit gëzojnë përfitimet e një jete të shëndetshme 
Univers City - Kthimi i gjelbërimit në zonat e banuara

Ekzistenca e parqeve në zonat rezidenciale nuk ka rritur vetëm cilësinë e standardet e jetesës për banorët e tyre, por ka rritur edhe vlerën e pronës, siç pohojnë ekspertë të real estate. Univers City me parkun gjigand në qendër, me 14.500 m2 sipërfaqe të gjelbra dhe rekreative, tre fusha sportive të standardeve profesionale ka meritë të padiskutueshme jo vetëm për gjelbërimin dhe jetesën aktive që po i kthen Tiranës, por edhe për idetë novatore në infrastrukturën e gjelbër, miqësore me mjedisin. 
Univers City - Kthimi i gjelbërimit në zonat e banuara

Risi janë apartamentet në katin zero në Unives City. Konceptimi i katit0 është i tillë që të krijon mundësinë për të patur hapësirën tënde të gjelbër. Verandat e bollshme të apartamenteve me një lartësi prej rreth 1 metër mund të kthehen në kopshte private ku lulet dhe gjelbërimi krijojnë një ambient të shëndetshëm e shplodhës.  

 

5 Komente

  1. E
    Estrada Spakut

    Duhet me shku ne vore me pas gjelberim se ne mes te tiranes u versulet slane cm pa betonu oligarget bashke me mashturesin e bashkise

    Përgjigjjuni
    1. D
      DMK

      Me 3D jane me hapësirë të gjelbër në realitet disa kafene me nga 10 m2 dhe 2 pemë

      Përgjigjjuni
      1. t
        tornitori

        artikuj te sponsorizuar ,mero mjerimi

        Përgjigjjuni
        1. r
          ronny

          futja pordhes futja, e rrethuar me biznese, ndermarje prodhuese, makina pa fund neper qendra tregetare, e po na e nxirrni si parajse e izoluar nga zhurmat, pluhuri, ndotja e cdo lloji,, ,prape me pallavra do na genjeni dite e nate,,

          Përgjigjjuni
          1. A
            Arbërori

            Atraksion, rekreativ, rezidencial, dedikuar... Mjerë gjuha shqipe.. ????????

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje