Vajza e Defrim Methasanit fiton betejën me tumorin: Mos e humbisni shpresën, fuqia e lutjeve ‘shkund’ edhe malet

28 Mars 2024, 09:19Sociale TEMA
Vajza e Defrim Methasanit fiton betejën me tumorin: Mos e humbisni

Luna Methasani, vajza e komentatorit sportiv Defrim Methasani, ka fituar betejën me tumorin. Përmes një postimi të gjatë në Facebook, Luna tregon çastet e vështira që ka kaluar, ndërsa jep mesazhe të forta për jetën e për të gjithë ata që vuajnë nga sëmundje të tilla.

Beteja 1-vjeçare, Luna thotë, se i mësoi se jeta është shumë e shkurtër për t’i lënë gjërat për nesër. Ajo shkruan se shoqëria ka harruar të jetojë e arratisur pas ekranit të smartphone.

Një mesazh shprese, Luna e ka për të gjithë ata që vuajnë nga tumoret, ndërsa u thotë të mos e humbasin kurrë shpresën

“Mos e humbisni kurrë shpresën, ki besim tek Zoti dhe vetja jote e kapu fort pas muzës që të frymëzon. Dielli do të dalë përsëri pavarësisht rrebeshit që po përballeni, se fuqia e lutjeve “shkund” malet”, shkruan Luna Methasani.

Mesazhi i plotë i Luna Methasanit

Ti je e fortë Luna!

Kjo ishte fraza që kam dëgjuar më shumë vitin e fundit, aq shume sa më duket se është më e dëgjuara në të gjithë jetën time, nga të njohur e të panjohur që u solidarizuan me mua në luftën me kancerin. Sa peshe mbante kjo fjali kur e dëgjoja, sepse përtej luftës psikologjike me veten, unë duhet të buzëqeshja dhe tregohesha e fortë për familjen time edhe kur nuk ndihesha e tillë, e t’i siguroja ato se ajo sëmundje e egër që kafshon jetën me shpejtësi skëterrë, mua s’do të më mundte dot! Kisha dëgjuar plot raste suksesi që më bënin të ndihesha optimiste edhe pse e dija që fati është i paracaktuar… por më dhembte zemra për të gjithë ata që e humbën këtë luftë, apo diagnostikoheshin si raste të reja paralelisht me mua! I kuptoja plotësisht vuajtjet, portretin me lot apo dhimbjen që pllakosej në sytë e tyre që kërkonin pafajësisht një rreze shprese për jetën!

Kam preferuar ta kaloj në heshtje dhe në qetësinë time këtë situate aspak të zakonshme e plot me siklete. Por s’mund të jem indiferente ndaj qindra mesazheve që kam marr unë dhe familja ime apo lutjeve që keni bërë për mua, ju jam thellësisht mirënjohëse. Çdo lutje e përzemërt, çdo ndihmë e juaja morale dhe financiare nga miqtë e farefisi, ka qenë një gur i rëndësishëm në themelin e fortë që ndërtova për një fillim te ri!

1 vit betejë e shoqëruar me qindra pacientë në pavijonin e onko-hematologjisë, më mësoi që jeta është shume e shkurtër për t’i lënë gjërat nesër dhe se ne njerëzit, e ngarkojmë veten apo ushqejmë shqetësime të kota në kokën tonë, edhe për ato gjëra që nuk i kemi aspak në dorë, apo s’do të ndodhin ndonjëherë. Shëndeti është bekimi më i madh që kemi, e vetëm kur na mungon, ia kuptojmë vlerën! Duke nxituar pas punës, streseve që na ngarkon shoqëria ku jetojmë, monotonisë që na mbyt e kërkojmë të arratisemi pas ekranit të smartphone, ne kemi harruar të jetojmë, të ecim zbathur në natyrë, të ndjekim një pasion të hershëm, të provojmë një sport të ri apo të bëjmë diçka për veten tonë!

Fale Zotit dhe mjekëve, tani për tani betejën e fitova, por më e rëndësishmja është lufta që vjen pas! Të jetuarit e kemi në dore ne, duke e shijuar e duke i buzëqeshur momenteve të bukura që na krijojnë kujtimet me njerëzit që duam! Lutem për të gjithë ata që po përjetojnë të njëjtën situatë, mos e humbisni kurrë shpresën, ki besim tek Zoti dhe vetja jote e kapu fort pas muzës që të frymëzon. Dielli do të dalë përsëri pavarësisht rrebeshit që po përballeni, se fuqia e lutjeve “shkund” malet.

10 Komente

  1. a
    accidentally_genius

    te shkuara e dashur.te lumte qe e falenderon zotin qe e ke mundur semundjen e keqe,, asgje nuk behet pa vullnetin e zotit.jam sh i sigurte qe akoma me i lumtur per sherimin tuaj eshte babai juaj i shtrenjte nje njeri i njohur dhe i dashur per sportdashesit shqiptar. une jam prind vete dhe e ndiej ca lot gezimi mund te kete babai juaj per sherimin tuaj. zoti qofte me ju, e kurre mos paci me probleme te tilla.( mos harro, plot njerez jane lutur per ju qe ta kaloni me sukses ate sfide te tmerrshme. qofshi te lumtur familjarisht, respekte vajze e nderuar

    1. L
      Linda

      Jam shume e lumtur PER TU DHE FAMILJEN TENDE. Te uroj jete te gjate dhe te lumtur dhe qofsh gjithmone bukur. (Banore e lagjes ku jeton familja jote)

      1. z
        zalli

        Zoti e Bekoft kete Vajze,shendet e jete te kete ,pambarim

        1. L
          Lili kampionja e dikurshme e Shahut.

          Zoti të fali Bukuroshe se fëmija është një Ëngjëll.Babai yt si ka bërë keq as një mize kështu që e meritonte këtë Mirësi.Qofsh gjithmonë e lumtur Zemër!

          1. M
            Merita

            Nuk ju njof.Por miresia e fjaleve tuaj tregon shume.Qofsh perhere e shendetshme e lumtur dhe suksese ne jete ,se bashku me familjen .

            1. A
              Ateist

              Po të ishte aq i mirë Zoti , nuk të linte të sëmureshe fare .

            2. D
              Deda...

              Thjesht: ju lumtë, jeni shembull dhe për të tjerët... Mendoj se një nga menyrat per t'u sheruar nga kanceri, është clirimi psikologjik nga kthetrat e parase dhe drejtimi i fytyrës drejt Zotit...

              1. F
                Familja Zeneli nga Shkodra

                Urime moj sokoleshe. Na gzove pa mase. Kena qene te gjith me ty dhe personalisht zemra me ndjente veç mire. Uroj gjith faniljen tuaj. Pavaresisht se nuk kam njohje me prinderit, te pakten Defrimin e njohin te gjithe si nje gazetar me vlera, e kontribute te medha si gazetar e analist i sportit. Luna, per nga mosha jam gjyshi jot. Kaq i kam mbesat. Te kam edhe ty mbese. Ne se je beqare, besoj nuk ma merr per keq, vazhdo me optimizem si ke ba deri sot, mos u perkul, te gjith jemi me ty. Ne kerkojme nga ti te na gzosh tue na gjete nje shok jete te mire siç je ti vet, te na sjellesh ne jete nipa a mbesa dhe beso se do gzohemi siç gzohet familja e juaj e nderueme. Te perqafojme shume.

                1. y
                  yzberishti

                  bravo qe i lutesh allahut ,,,,mir eshte te shkosh dhe ne xhami ,,,,gezuar dhe muajin e ramazanit ,,,,,allau te dhente shendet ......

                  1. A
                    Arzt

                    Fuqia e lutjeve, jo mjekimet... Piçke te s'emes! Epo shkoni sherohuni neper xhami ose kisha! Popull koqe

                    Lini një Përgjigje