Admiral Vladimir Beja: Flota Detare Shqiptare dikur ishte më e pasur se ato të Italisë dhe Greqisë

27 Mars 2024, 17:57Sociale TEMA
Admiral Vladimir Beja: Flota Detare Shqiptare dikur ishte më e pasur se ato

Admirali Vladimir Beja i ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në DritareTV tregoi se çfarë Flote Detare kishte Shqipëria në vitet ’70. Admirali thotë se Shqipëria kishte 4 nëndetëse, ndërkohë që Italia, Greqia kishin nga një ose dy.

“U emërova oficer në 1974-ën, kur ka qenë kulmi i modernizimit të Flotës Detare Shqiptare. Nga 1955-ën Pashalimani u kthye në Bazë Shqiptare të traktatit të Varshavës, ashtu siç është sot Baza Shqiptare e NATO-s në Kuçovë. Duke pasur parasysh që Gjiri i Vlorës bllokonte Otranton, ishte përcaktues në mbrojtjen e Otrantos. Shqipëria kishte një pozicion të lakmueshëm për traktatin e Varshavës.

Në këtë kuadër, se çfarë përfitonte Shqipëria, e diktonin tanët. Katër nëndetëse që ulshin me ekuipazhin shqiptar ishin tonat. Bashkë me këto ishin dhe anijet që shërbenin. 

Në Flotën e Vlorës ku kam shërbyer unë ishin kryesisht mina heqëse, për t’u hapur korridore nëndetëseve për të dalë të sigurta nga Gjiri i Vlorës në rrugëkalimet kryesore për të dalë në det të hapur. Po ashtu kishim edhe gjuajtëse kundërnëndetëse. Anije të specializuara dhe të pajisura me armatim për kërkon dhe asgjësim nëndetësesh.

Kishte një ide, strategji se si do të ndërtohej Flota Shqiptare. Kjo strukturë ishte e domosdoshme edhe kur u larguan nëndetëset ruse. Ne kishim katër nëndetëse, ndërkohë vetëm dy kishte Itali, Jugosllavia zero, Greqia një ose dy dhe ato që kishte ishin teknologji shumë të vjetra. Ne i ksihim të reja për kohën”, tha admirali.

28 Komente

  1. s
    sapa

    Ik ore hajvan se ato nendetese ishin si forme aty.Ata qe ishin aty kane treguar se as bateri nuk mund ti blenin se kushtonin miljona dollare.Flet per mall kualitativ apo per numra?

    1. U
      Ushtaraku

      Po ore trap po per forme ishin.

      1. M
        Mal Cori

        Ku e pe ti o koqe se ato nëndetëse ishin kot?...... A din ti se me ato nëndetëse ne kemi kaluar edhe Gjiblaltarin dhe kemi dalë në oqeanin Atlantik?...... Tre nëndetëse ishin gjithmonë në gatishmëri dhe në lëvizje...... . Njëra, sipas radhës, ishte në shërbim teknik, ose riparim.

        1. I
          Ish ushtarak

          Ca flet ky more. Jugosllavia prodhonte nendetese te voglia gjuajtese me mbushje berthamore te cilat mbulonin gjithe bregdetin Jugosllave .

          1. R
            Rabid Left

            aahahahhahahha, e vertete si pikturat e Edramrs dhe Tema e Meros, lo

            1. V
              Vranakonti

              Sapa! Qenke gomar fare a derezi. Nga ke dal ti nga bytha e Sali Bershes.? Ai qe po i tregon keto ka qene zoti punes,ka punuar nje jete te ter,kuse ti plesht bythe qe nuk di gje fare, e njoron.

            2. D
              Detari

              lol keta dylberat e tukut Hodja kane ikur per lesh. Flota detare skiptare lol

              1. N
                Nikla

                Fole ti o DETARI/KARI?

              2. T
                Tymi Lymi

                Sapa ti Mos je nga ata qe Qeronin Qepe ne Xhenjo….Kur nuk merr vesh Mos Fol o katnari,,,Baterite nuk kushtonin miliona dhe Nendetset deri ne vitet 80 funksiononin Pa asnje Problem,per thellesite qe ka Deti Shqiptar zhyteshin e leshonin Silurat Pa problem…Une kam bere 24 muaj dhe kisha normen 13 haja me mire se Enver Hoxha dhe vishja terital e kepuce te bera me dore e kushtet ishin fantastike ne Pashaliman …..Ik ha Mutin e Saliut e te Rames e fryju bythesh me Anijet me zorre Uje qe ka Marina sot…Shqiperia per fryme kishte nje nga Ushtrite me te Forta,,,Per 72 Ore bente gati 1,5 milione kallash me Burra e Gra,cdo fshat,shkolle,ndermarje apo repart ishte ne gadishmeri….Sot te tille organike ka izraeli,finlanda e suedia..mund te talleni me gjera te tjera per Komunizmin por per Ushtri ishte Nje Toke Hekuri e zjarri qe nga 45 deri ne 91 i rruajten Trapin te gjithe …..

                1. O
                  Operacioni Zjarri

                  Respekte Tymi. Per 4 ore viheshin 800 mije vete nen arme.

                2. ?
                  ????

                  Ushtri e forte qe u shkerrmoq pa shkrepur nje batare.

                  1. S
                    Shkembi

                    Madje flota jone detare kalon te edhe flitet e 6 amerikane. Na ngrenc mune o mender admirali i pordhes !

                    1. k
                      k

                      Me nendetset e Hrushovit po shet mend ky koqja ?

                      1. Q
                        Qytetari i Thjeshtë

                        Po mo Admiral po, edhe plaku im kishte tope të mëdhaja një herë e një kohë, por tani nuk bën dot shurrën pa ndihmë. Ajo ushtri që kishim na hëngri ekonominë dhe dihen pasojat që poni vuajmë edhe sot. Dolëm nga regjimi si skllevër të uritur e të drobitur si personazhe migjeniane. Dhe kemi marr udhët e botës. Ushtria duhet por në përmasa të tilla që të mos na rrënoj ekonominë.

                        1. E
                          Emigrant

                          Ah mor admiral paskemi vujt kot duke shku ne zbor Shiko tani jemi ne Nato dhe na mbron ajo Pall ariu do bejm po plasi lufta ushtaret e natos do na brojn Ne do bredhim neper plazhe do bejm qejf Kot kemi ameriken dhe republiken e bananeve Dhe tani per cfar do luftojm te mbrojm pasurit e likes apo familjes se berishes Apo do mbrojm klasen politakaneve dhe bosave te ekonomis qe su dihet qysh e vune pasurin

                          1. b
                            beni

                            o ti sapa thua per ata qe ishin aty .po admiralin a e di ti ku ka qene ?

                            1. B
                              Beksi

                              Mos flisni kot kur nuk e keni jetuar aftesin mbrojtese te Shqiperis ne ate kohe. Tani nuk nlini fot nje bateri per makinat e ushtise

                              1. J
                                Julian Laci

                                Ishte ,ishte,sec na ishte

                                1. a
                                  astrit

                                  Ore ç'kane keto ushtaraket keto kohe sikur nuk jane mire? Kane bere ndonje lufte qe e fituan e te na mburren!

                                  1. N
                                    Nari

                                    Ate ushtri qe u shkermoq pa shkrepur nje batare,kishte qe nga 1992 deri sa erdhi 1997 qe po e nxirte jashte loje avash avash dhenderi i serbise Sali nongrata dhe deri sa e shkermoqi fare,sepse kerkoi ta vinte kunder popullit te vet !! Normalisht qe ushtaraket nuk mund te qellonin popullin,ashtu sic bene gardistet e tij me 21 janar 2011

                                    1. M
                                      Madheshtor

                                      Respekte gjithe oficereve te flotes detare per ate sakrifice te pashoqen qe keni ber vazhdimisht. Shum nga ju lan familjet e shkuan atje ku i kerkoj atdheu te sherbenin. Pakkush e din qe te shkoje ne Sazan ishte sakrifice e madhe sidomos kush sillte me vete nje vajze qytetare per grua se s kishte gjerat me elementare te jeteses. Ju e bet, dhe kombi ishte krenar me ju. Isha nje djal i vogel me pantallona te shkurtra kur festa e flotes ishte ne 15 Gusht dhe ne ishim krenar per mjetet e ankoruara ne gjirin e Vlores. Vepra juaj sot mund te shifet me percmim nga breza njerezish te pakenaqur me gjithshka, te pazote per asgje vec ankesave. Kto breza qe s e njofin sakrificen, tu falish nendetsen do te kerkojn dhe baterine, tu falish makinen do te kerkojn tua mbushesh dhe serbatorin. Eshte veti e njerzve pavlere te ulin te tjeret, uroj te krijoni ju nje flote te tille sot.

                                      1. T
                                        Trapajane hesapi

                                        Ju qe keni "vdekur "per buke ne ate kohe as nuk e njihni fare,Jo me per te jetuar.Kohen e sotme Ju e keni hak ta vuani.Sa per floten dhe ushtrine ,ashtu si Edhe per ate "kohe pabukesie",ato kohe iken e shkuan dhe nuk Vine me.Shqiperia eshte kthyer ne koloni dhe ashtu do te mbetet.I lutem zotit,se nuk kam kujt ti drejtohem tjeter mos humbasim Edhe keto kufinj qe kemi sot.Helbete,Jo nga pushtimin i huaj,por nga mbrojtja e kufijve nga ushtrite e huaja,psh,Ushtrise greke te mbroje jugun .CTI besh,"paranojat e Enverit i zhdukem",por jemi "pa' buke,pa' breke"

                                        1. L
                                          Lambro Daka

                                          Nendetese qe kur dilte nje xhiro brenda gjirit trembeshin femijet e Vlores nga zhurma

                                          1. b
                                            balanca

                                            Une jam dakort me admiralin dhe ne pergjithesi eshte ashtu siç thote admirali . Keta "komentuesa" qe fluturojne me (jo presh) spec ne bithe ose jane brezi i celulareve dhe tik-tok-ut ose jane ata qe zbriten vone nga majat e maleve duke lene stanet dhe u bene deputete e drejtorat e dhjerokracise !!! Vetem nje gje nuk na e thote admirali (ndoshta e ka fajin gazekari) qe i gjithe ai mega arsenal falas ( qe e kishin zili vende te fuqishme ) per kete vend kaq te vogel vinte nga ish aleati yne i viteve pas luftes se dyte boterore qe nuk po ja permend emrin se na merziten byth-lepiresat e aleatit te sotem !!! Ndersa sot qe jemi ne NATO nuk kemi arsenalin e as nje batalioni te asaj kohe . Pra gjykoni se kush nga te dy (per njerin nuk leme propogande denigruese 24/24/ E 7/7 ishte apo eshte mik i vertete ??!!!!

                                            1. E
                                              ENTSOE

                                              Ky zoteria sikur Ka qene nkryetar I Demokristaneve me kryetar Nard Noken dhe thuanin te tjera gjeta para 10 viteve!!! I paska ardhur kujtesa me vonese kohe apo.......!! Edhe kur u shit deti u perdrodh CA!

                                              1. 1
                                                105-sa

                                                Mu kujtua ajo kenga "çka ka pas". I kam pas krejt keto, I ndigon ca po thom E kam pas edhe nje kondom, por tash kurgjo nuk kam!

                                                1. A
                                                  Avokat Ngjela qe nuk ka fituar asnje gjyq.

                                                  Z. Admoiral Beja ke shume te drjete, por ne m,beshtetje tyeb asaj cfare tregon po te them qe edhe India qe sot eshte fuqi berthomere ne ato vite ka pasur..... ZERO nendetese. Per komentuesin "sapa" e ndonje tjeter ka kaluar traum dhe nuk rikuperohet, qe kur ka pare LIVE qe i shkerdhehej nena.

                                                  1. s
                                                    spata

                                                    Si ka mundesi te mos gjejme vetvehten midis te shkuares dhe te sotcmes .Kur marrim guximin te shprehim dicka ,ne shtyp ose ne studjot TV ,duhet te mos jemi euforik, por te pasqyrojme realitetin me modesti .Admirali ,qe mbas 1990 ka prodhim me shumice ,sipas kraheve politke , e ka tepruar pak . Asnjeher ne nuk kemi patur Fllote Detare luftarake me te fuqishem se Itaija ,Greqija dhe Jugosllavija . Eshte e vertet qe kemi patur 4 N/D dicka me shume se Greqija ,por ne te tjerat kemi qene inferior . Une i krahesoj me albumet e kohes .Nga nje mik i ish Fllotes shqiptare me ka rene ne dore nje album fotografik ,me disa kujtime ,botim i Zamir Matit ,djali i ish Admiralit Abdi Mati . Kuptova qe kemi patur nje Fllote, qe po ta krahesoje me kete te sotcmen ja vleka te mburret Admiral Vladimiri me numrin por jo me cilesine . Ndesa ne krahesim me te tjeret varet se nga c'kend e vlerson . Si nje vend i vogel ishim shume per ne .Harxhime te medhaja qe nuk e justifikonin mbajtjen e nje Marine kaq te ngarkuar me tipa te lufes se dyte boterore .Me kane pelqyer anijet e shpejta me silura te prodhimit kinez .Sa per N/D nuk di, por ishin shume te veshtira, per tu mbajtur. Gabuam ne te shkuaren po gabojme dhe tani .Historija tregoje se c'duhej bere me mire . Shqiperine nuk e sulmonte asnje shtet. Marveshjet, ne kuadrin gjeostrategjike te superfuqive bene qe te ndahen zonat neutrale e te influences .Ne patem fatin qe mbetem neutral mbas perishjes me BRSSovjetike ,u lidhem me Kinen e sot jemi ne Aleancen e Atlantikut. Modernizimet ushtarake sot shikohen sipas planeve qe ka vete Aleanca . Keto kujtime te ish Fllotes nuk jane sot problematike qe duhen trajtuar mekaq bujo. Ngritja e nje Roje Bregdetare e kohes ,me anije te klaseve te lehta moderrne, jane te mjaftueshme per kushtet e ujrave detare shqiptare .Me shume vemendje duhet perqendruar ne menexhimin e mjeteve qe jane shtuar nga biznesi turistiksi dhe sigurija e lundrimit ne ujrat tona detare e bregdetare .

                                                    Lini një Përgjigje