IMT Tiranë merr vendimin për prishjen e objektit të paligjshëm, prej shtatë vitesh nuk e ekzekuton

25 Mars 2024, 21:10Sociale TEMA

IMT Tiranë merr vendimin për prishjen e objektit të

Prej 7 vitesh një vendim i marrë nga IMT Tiranë për prishjen e një shtese objekti i ndërtuar në mënyrë të paligjshme, nuk zbatohet.

Dalip Kadriu avokat, ankohet në emisionin Fiks Fare, se kati i katërt i një banese është vendosur të prishet në 2017 nga IMT Tiranë.

Kundravajtësi është dënuar dhe me gjobë për ndërtim të paligjshëm, por që ky vendim ende edhe sot e kësaj ditë nuk është ekzekutuar.

Ai thotë ka shkuar disa herë në IMT Tiranë, në IKMT dhe nuk ka gjetur zgjidhje. Ai i vë në dispozicion Fiksit edhe korespodencën që ka patur me këto institucione. IMT Tiranë kthen përgjigje se nuk ka mjete, ndërsa IKMT-ja ia lë si detyrë IMT-ës ta prishi.

Fiksi iu drejtua IMT-së se pse ky vendim i marrë prej tyre nuk ishte ekzekutuar ende pas 7 vitesh.

Në përgjigjen zyrtare të kthyer për emisionin investigative IMT-ja thotë se i ka bërë të gjitha procedurat ligjore për prishjen e këtij objekti. Sipas tyre kanë shkuar dy herë pranë objektit, por kundravajtësit nuk kanë hapur derën dhe për pasojë nuk kanë kryer prishjen.

Ky institucion i referohet ligjit për kundravajtjet administrative duke thënë që kanë kaluar afatet për ekzekutimin e vendimit, pasi sipas tyre objekti duhej prishur brenda 2-viteve. Kështu vendimi duhej ekzekutuar deri në vitin 2019
Por këtë institucion e tradhtojnë shkresat.

Fiksi solli një shkresë të tetorit 2023 ku IMT Tiranë i kërkonte IKMT-ës që t’i jepte mjete dhe të prishnin objektit.
Kështu Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit njëherë thotë që mbaruan afatet në 2019, njëherë kërkon mjete për prishje në 2023.

Qytetari endet dyerve të institucioneve prej 7 vitesh dhe vendimi për prishje nuk ekzekutohet.

7 Komente

  1. B
    Baca-Bajram

    Pse nuk tregoni se kujt i perket pronsia, kush eshte personi qe beri shkeljen duke ndertuar pa leje...!!!???

    1. D
      Dakord

      Ti duhet të jesh komshiu patjetër. Po gjysma e shqipërisë është ndërtuar pa leje o komshi ziu!! Shqiptarët nuk ndërtojnë pa leje sepse janë shkelës ligji, por sepse është më kollaj të kërkosh një veshkë për transplant sesa një leje ndërtimi në bashki.

      1. S
        Sa-Hale Loqja

        Kurse ti duhet te jesh ai maloku qe zbritet nga malet dhe pushtuat Tiranen... Hahahaha! Trung!

        1. Q
          Qyqeqari

          Dmth i bie shkurt ti nderton te dake ku te dale. Ok po pse ankohesh kur ste del si deshe

        2. S
          ShkembiKavajes

          Ktu cdo cep eshte pa leje, me i prish banesen njerit hap precedent qe tja prishesh te gjitheve, perfshi dhe oligarkeve qe ndertojne me kate te tera pa leje si me poshte disa raste ordinere se ka pafund vetem ne Tirane: 1) Objekti afer Kafe Saneremo ne Myslym Shyr qe ishte i teri pa leje ne menyre magjike u rihap 2) Gardeni ka disa kate pa leje, dhe nje pjese e mire eshte bere Hotel sipas qejfit te me te fortit 3) Eyes of Tirana ka disa kate shtese madje prona origjinale i eshte vjedhur dhe eshte shpronesuar personi qe e kishte ne favor te oligarkeve 4) Objekt teresisht mbi pronen e nje familje tjeter qe sot i ka hedhur ne gjyq nga Amerika ne Brryl afer Lanes ka 1 vit qe rri karabina dhe godina tjeter nuk ka as akses tek parkimi i pallatit buz lanes. 5) Objekte pa fund nga Rruga Dibres te Xhamia e Rruges Kavajes te Kisha Katolike e tutje te Square 21 qe jane ndertuar si objekte banimi e po kthehen ne biznese, hotele, airbnb e karlliqe nga me te ndryshmet pa asnje leje apo me shtyrje e manipulime lejesh ne Bashki. 6) Standarte skandaloze ndertimi kudo sic u pa me flaken qe ra, me skelat qe bien, e me dyer e dritare qe jane nder me te lirat se i kam inspektuar vete ne disa vende. Ne Tirane mbizotron krimi dhe prostitucioni kudo. Bashkia e Tiranes eshte po ajo bashki e ndyre qe te fut ne burg se nuk ke mare leje te ndrrosh vetratat e ballkonit por te gjithe keta qelbesira i le te lire. Do vij dita qe do jepni llogari, se jeni te gjithe tek lista e zeze e dikujt.

          1. V
            Vetem Ligji ben zape kedo...

            Dha Urdher ai penecilina dikur qe te gjithe te zbresin nga Gomari dhe te mesohen te ecin ne asfalt ! se sa jane mesuar te ecin ju kujtohet besoje se si ecin ai ne katin e tete ! Asfalti pjeses me te madhe ju vrete syte se nuk jane mesuar...ha do mesohen valle = them se po mbas nja njeqind vjetesh..Civilizimi i ketyre fillon mbas njeqind vjetesh... Eshte mese nromale...nuk duhet habiur dhe nuk ju vere faje....fajin e ka ai qe akoma pelletet nga keti i tete !

            1. 6
              60 vjec

              keshtu ndodh kur ai zapton e nderton, shteti i shkon pas dhe e legalizon...."kerkoje, nuk ta jep / merre se nuk thote gje"

              Lini një Përgjigje