Merr fund trafiku dhe pritja në stacion? Erion Veliaj: Kemi një projekt me rëndësi për 3 linja autobusësh

25 Mars 2024, 17:54Sociale TEMA
Merr fund trafiku dhe pritja në stacion? Erion Veliaj: Kemi një

“Bus Rapid Transit”, është një tjetër projekt me rëndësi për Tiranën. Në një intervistë, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj tha se ai do mundësojë linja më të shpejta të autobusëve.

“Akset e autobusëve shkojnë në qendër të aksit të rrugës dhe jo në periferi. Kjo do të thotë që shmangin të gjithë çarjet e rrugës për t’u kthyer nëpër lagje, pra ka një korsi të dedikuar. Është diçka që është aplikuar në shumë vende të botës dhe diçka për të cilën për herë të parë Bashkia e Tiranës ka marrë grantin më të madh dhe kredinë më të madhe në historinë e vet. Është një miks 30 mln grante e 50 mln kredi nga BE dhe qeveria gjermane.

Jemi bashkia e vetme në Ballkan që i është dhënë kaq shumë besim, sigurisht duke provuar që financat tona janë të shëndosha dhe në afatgjatë mund t’i paguajmë këto kredi. Besoj që për këto 3 linja që kanë shumicën e trafikut, siç është Kinostudio-Kombinat, siç është Unaza dhe gjithë linja e Tiranës së Re ku është mbi 70% e volumit të trafikut. Praktikisht do përgjysmohet koha dhe do dyfishohet shpejtësia për të bërë këto linja”, tha ai.

Duke folur për shkollat, kryebashkiaku tha se mësimi me dy turne ka marrë fund, duke sqaruar se e vetmja shkollë që i kanë mbetur disa klasa me dy turne, do të zgjidhet shumë shpejt me ndërtimin e dy shkollave të reja.

Po a ekziston mundësia për transport publik falas dhe një nënkalim te sheshi Skënderbej?

"E sigurt që nuk do të çahet sheshi Skënderbej, ndryshe nuk do kishim panairin dhe Ditën e Verës. E kemi provuar në çdo sondazh, 90% e njerëzve e duan sheshin, duan të kenë një ambjent festiv, një vend ku të mblidhen për të parë ndeshjet e futbollit dhe jo një tunel me makinat që nxjerrin tymin lart. Është ide trashanike dhe u pagua shtrenjtë nga kundërshtarët tanë. Ndërsa transporti falas është një ide që nuk ka funksionuar", tha Veliaj.

9 Komente

  1. S
    Shkembi

    O Erjon djali! Boll pune te mira ke bere, por diten qe do largohesh nga bashkia, te gjitha do te harrohen dhe do te kujtohet vetem pislliku qe ka mbuluar Tiranen ne cdo qoshe, pervec sheshit Skenderbe dhe ministrive. Ndaj kujtohu te vesh ne pune njerezit e pastrimit, te cileve Po u behen gishtat me kallo, duke dredhur zinxhiret.

    1. H
      Hasoni

      Ju zoti Veliaj beni nje demagogji qe fyen inteligjencen edhe te njeriut me pak te informuar; e paraqitni Tiranen si modelin e kryeqyteteve te Europes Jugperendimore, ne nje kohe qe eshte ende larg tyre qofte per transportin urban, qofte per ujin e pijshem!

      1. D
        Diktatura nuk ka brire!

        Eshte nje mashtrim i ndyre i ketij sharlatani qe eshte bere ARMIKU ME I MADH I QYTETAREVE TE TIRANES,VECANERISHT LAGJEVE PERIFERIKE SI ASTIRI-YZBERISHTI QE JANE GETO TE VERTETA! MALLKUAR QOFSH O VELIAJ!

        1. M
          Maloke dhe koketrashe kudo

          Titull me i drejte do ishte: Amish Cart Transit...Transporti me karroca ne Titrane

          1. L
            Leonidha i Spartes

            A mund te na thote ky marmaraku se perse lejon firmen e ndertimit tek ish Uzina Enver te ndertoj nje landfill te mirfillt mu ne mes te lagjes, Mbasi ka grumbulluar atje te gjitha mbeturinat qe kane rezultuar nga ndertimi i kesaj getos qe ka ndertuar ketu, po sjell edhe mbeturinat qe dalin nga ndertimi i nje shumekateshi qe ka ngritur buze Lanes. Ai ka groposur perpara njesise bashkiake qindra kv lende plastike dhe inerte te tjera dhe pretendon se atje do te ndertoj nje lulishte. Kush e mban pergjegjesine per helmimin e truallit dhe te ajrit nga shperberja e lendeve plastike dhe e kimikateve te tjera qe perdoren ne procese te ndryshme gjat ndertimit?. Perse lejohet nje krim i till ambiental? Administratori i kesaj njesie bashkiake kerkon nje shkrese ankimi te nenshkruar nga banoret e pallateve rreth landfillit qe pastaj ai ta shpjere ankesen ne bashkine e Erjon Velise mbasi ky zoteria :" nuk paska asnje kopetence te bisedoj me ndertuesin per kete problem". Lumthi ne per pushtetin vendor. Zoti Erjon Velia boll u more me tualetin e Tiranes, por shko tek Ish Uzina Enver dhe largo landfillin qe keni ngritur ne mes te lagjes. Ndoshta Zoti Erjon ka menduar qe ti kursej ca para ketij ndertuesit te " varfer" qe do te harxhonte po ti trasportonte mbeturina ne Sharre. Nuk prish pune se perkeqesohen treguesit e shendetit ambiental te cilet ndikojne ne cilesine e jetes se banorve dhe ne perhapjen e semundjeve te kancerit sidomos tek femijet.

            1. R
              RROFTE TIRANA E RE !!!, E RILINDUR .

              O NJEREZ TE NDYRE QE THONI VETEM NDYRESIRA . JU MERITONI TE JETONI NE ATE TIRANEN E FELLIQUR TE BERISHES . AI LLUMI JU PERKISTE JUVE KJO TIRANE S’ESHTE PER JU . PLEHRA SI JU E KANE VENDIN TEK INCENERATORET .

              1. D
                Duri

                Rrofsh o lali , pa qente le te lehin .

                1. G
                  Gur Vendi

                  Ndërhyrja në infrastrukturë duhet nxituar nëpër qytete por sidomos në Tiranë.Plan për 2030 është jo për një vit.....Pse trumbetohet?! Astiri mbytur në pluhur nga degradimi dhe deformimi.... bulevardi kryesor kthehet në rrugë dhish.Duhet muaj e vite për një trotuar pale rrugë....

                  1. U
                    Uni

                    Ku jeton ky njeri. Shkollat me dy turne jane shtuar o mik vllai. Po ky projekti i autobusave mos eshte si ai me autobusat elektrike green line, qe vetem emrin kane te tille se punojne me karburant. Financa te shendosha thote lali, dmth te zhdukesh fonde me incenerator dhe komapni fantazme qenka ekonomi e shendetshme. Nuk e di si i besojne akoma keta te huajt…

                    Lini një Përgjigje