
Imzot Angelo Massafra ka dhënë dorëheqjen si Arqipeshkv i Shkodrës. Vatikani ka pranuar dorëheqjen e Arqipeshkëvit, i cili sipas një dekreti të ardhur nga selia e shenjtë dhe të firmosur nga Nunci Apostolik në Shqipëri Luigi Bonazzi do të vijojë të qëndrojë në detyrë deri në emërimin e Arqipeshkëvit të ri të Shkodrës.
Besimtarët katolikë kanë hyrë në javën e madhe të pashkëve. Në katedralen "Shën Shtjefni" në Shkodër u mbajt koncerti "Stabat Mater” dhe ketu u njoftua pranimi i dorëheqjes së tij nga detyra e Arqipeshvit të Dioqezës Shkodër- Pult.
Imzot Massafra falenderoi çdonjërin për besimin e dhënë në detyrën si Arqipeshkv i Shkodrës.
Imzot Angelo Massafra ishte një nga misionarët e parë që erdhi në vendin tonë pas regjimit komunist. Si frat françeskan, ai shërbeu për disa vite në Dioqezën e Lezhës dhe pranë kuvendit të fretërve në Laç të Kurbinit. Më vonë u zgjodh Ipeshkëv nga Shën Gjon Pali II nga i cili u shugurua më 6 janar 1997. Më 28 Mars 1998 u emërua Arqipeshkëv Metropolit i Shkodrës, detyrë të cilën e ushtroi për plot 26 vite.
Muj i bekum i Rramaxonit e solli dhe nje mbrekulli..baba Rrahimondi mund te behet papa katholik!!!
Ky ishte arberesh
ky eshte arberesh,,,? ,,arbereshet jan orthodhoks unit ,,,te besimit grekorthodhoks ,,,,arqipeshkopi i komunitetit orthodhoks ,,i nderuari zoti Anastas Janullatos eshte arvanit grekorthodhoks,,,imzot angjello eshte nga malta ,,,,
Kujtja do ja lësh postin re i tredhur, lat nam me atë colibatin atheoi …. kerkoni pabuksër qe shesin menderen vatikonit….. te gjatin e papes,hahaha , gezuar ramaxonin