Më pak mjekë ikën në 2023, por interesi i bluzave për të punuar jashtë vendit mbetet i lartë

24 Mars 2024, 17:40Sociale TEMA

Më pak mjekë ikën në 2023, por interesi i bluzave për

Klarida Papaqako, pasi punoi 5 vite në Holandë si mjeke familje vendosi të kthehej në Shqipëri dhe prej 2 javësh ushtron profesionin në qendrën shëndetësore numër 7, në Tiranë. Ajo shprehet se nevojat për shërbim janë të larta dhe ky profesion nuk mund të shihet ndryshe përveç se një mision.

Sipas Urdhrit të Mjekëve, vitin që lamë pas certifikatën e sjelljes së mirë e kanë kërkuar 147 mjekë, një rënie me 23% po ta krahasojmë me vitin 2022, ku 190 mjekë u pajisën me këtë dokument. Ai shërben për të ushtruar profesionin jashtë vendit.

Ndërkohë Mira Domi ka zgjedhur të ushtroj vullnetarisht profesionin e saj si asistente shëndetësore në komunitetin ku jeton.

“Ka vështirësitë e veta por është e bukur kur merr falënderimet e pacientëve. Është shumë punë e bukur dhe me përgjegjësi. Kryesisht kemi parë që në kohët e fundit, mosha e tretë ka mbetur vetëm dhe nuk kanë mundësi që të marrin shërbim shëndetësor në shtëpi. Po ashtu pacientët e paralizuar kanë nevoja nga më të ndryshmet. Kjo punë është mision, kështu e kam parë qëkur e kam zgjedhur”, është shprehur Mira Domi, asistente shëndetësore në Tiranë.

Lehtësirat që kanë krijuar kryesisht vendet e Bashkimit Europian kanë joshur më shumë bluzat e bardha duke shkaktuar mungesa në sistemin tonë shëndetësor./vizionplus.tv/

Lini një Përgjigje