OBSH: 1 në 3 persona, me probleme neurologjike. Ekspertët: I njëjti raport ekziston edhe në Shqipëri

24 Mars 2024, 17:10Sociale TEMA

OBSH: 1 në 3 persona, me probleme neurologjike. Ekspertët: I

Problemet neurologjike po njohin rritje. Sipas OBSH, 1 në 3 persona në të gjithë botën preken nga probleme neurologjike, të cilat përbëjnë shkakun kryesor të sëmundjes dhe paaftësisë. Sipas mjekëve specialistë, i njëjti trend rritje po vihet re edhe në Shqipëri dhe kjo për dy arsye.

Eris Ranxha, shef i Neurologjisë: Rritja progresive e rasteve lidhet me dy këndvështrime, jetëgjatësia është rritur tashmë dhe ka dhe ndryshim të mënyrës së jetesës dhe kjo e shton sëmundshmërinë. Janë të gjitha grupmoshat të prekura, grupmoshat e reja kanë qenë prezentë në këtë sëmundje, kuptohet që kontingjenti më i rrezikuar janë mosha e tretë personat mbi 60 vjeç sepse edhe sëmundjet bashkëshoqëruese janë më të shprehura tek to.

Goditjet cerebrale janë më shpeshtat.

“Stroke, aksidentet vaskulare cerebrale ishemike apo hemorragjike ngelet në vend të parë të sëmundjeve për shtim dhe rrezikshmëri. Është patologjia me e rrezikshme, pastaj janë krizat epileptike, sëmundjet e dëmtimit të shtyllës kurrizore”, tha ai.

Për të shmangur pasojat më të rënda, mjekët rekomandojnë të mos anashkalohet  asnjë shenjë.

“Shenjat janë të karakterit të ndryshëm, ato që duhen vlerësuar menjëherë janë çrregullimet e të folurit, paaftësia për të komanduar apo ndjerë siç duhet anësitë, vështirësi në ruajtjen e ekuilibrit, çrregullime të shikimit”, tha mjeku.

Të dhënat tregojnë se edhe vdekjet e parakohshme të shkaktuara nga problemet neurologjike janë rritur me 18% që nga viti 1990.

Sipas OBSH-së problemet neurologjike shkaktojnë më shumë paaftësi tek meshkujt në krahasim me femrat, por ka disa sëmundje si migrena apo demenca ku gratë janë më të prekura.

1 Komente

  1. Z
    Zot na fal cfare ke krijuar !

    1 ne 3 .......Vampire

    Lini një Përgjigje