Ndryshojnë adresat: Me regjistrin e ri, një kod unik për çdo banesë

24 Mars 2024, 20:10Sociale TEMA

Ndryshojnë adresat: Me regjistrin e ri, një kod unik për

Qytetarët mund ta identifikojnë në e-Albania

Brenda pak javësh Shqipëria do të ketë Regjistrin Unik të Adresave. Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, Vangjush Stavro, thotë për Tv Klan se çdo objekt banimi apo biznesi do të ketë adresën e sakte me emërtimin e rrugës dhe numrin e objektit.

“Të mos vendoset një adresë e rëndomtë që mund të jetë thjesht rruga “Siri Kodra”. Duhet të përdorë adresën e saktë çdo qytetar, që ka të bëjë, me bashkinë ku ndodhet, njësinë administrative, rruga, numrin e ndërtesës, kodin postar dhe hyrjen”, tha ai.

Të gjithë qytetarët do të kenë një kod unik për adresën e tyre të cilën mund ta identifikojnë përmes e-Albania.

“Regjistri Kombëtar i Adresave është burim marrje informacioni për institucionet, por edhe për qytetarët. Kodi unik nënkupton që do të jetë një kod alfanumerik që do të përcaktojë banesën e qytetarit”, tha ai.

Stavro thotë se nuk do të ndryshojë adresa për ata qytetarë, të cilët tashmë e kanë të plotë vendbanimin e tyre me emërtim rruge dhe numër. Por administratorët e njësive janë të detyruar të emërtojnë çdo rrugë, në të kundërt do të merren masa administrative ndaj bashkive.

“Adresat aktuale nuk ndryshojnë. Punonjësit e urbanistikës që kanë për detyrë përditësimin e informacionit për adresat e banorët duhet të veprojnë sa më parë kur ka një rrugë pa emër. Në qoftë se nuk përditësohet do jetë problem për shumë banorë dhe do marrim masa administrative ndaj bashkive”, tha Stavro.

Po ashtu edhe studentët të cilët ndjekin studimet e larta në një qytet larg vendbaminit të tyre, duhet të deklarojnë vendqëndrimin në e-Albania.

4 Komente

  1. r
    rezari

    Na cau bythen ka 10 vjet me adresat.i teket atij koqes Veliajt dhe e ndan rrugen ne dy pjese , gjysma mban emrin e vketer gjysma emer te ri, por ne hipoteke edhe Tani mbas 6 vjetesh shtepia ka adresen e vjeter.Edhe kjo qe po bejne pordhe me rigon do jete.

    1. T
      Trojan

      RRobshkerdhyerit e rilindjes ,para ca vitesh ngjisnin neper dyqane dhe banesa ca letra me adresa te cilat duhej ti deklaronim ,ca u be me keto,apo sa here tu fryhet duhet ti nderojme,,vend turistik ve gps -ne dhe te nxjer adresen ne mes te 19 pallateve

      1. N
        Një banor i Tiranës .

        Per rrugaçët rezar e Trojan . Po mirë , si thoni ju , t'a lemë Shqipërinë dhe sidomos Tiranën pa adresa ? Apo t'a kthejmë në kohën e qoftëlargut të Viçidollit ? Se ju , vetëm për të shkatërruar dhe për rrëmuja jini , ujqër që kërkoni mjegull .

      2. M
        Mara emigrante ne Itali .

        O komentues çdo gje do te rregullohet ne kohen e duhur ,nuk ju intereson spese jeni mesuar qe te mos jeni te sincere me vend banimin tuaj ,keshtu qe tu çahet edhe bytha edhe koka ,tregoni sa shtepi keni mjaft me genjeshtra .Shqiperia po ecen ne rouge e duhur .tung

        Lini një Përgjigje