Rreth 100 qytetarë u braktisën në Pragë, reagon kompania Wizz Air

26 Mars 2024, 18:17Sociale TEMA
Rreth 100 qytetarë u braktisën në Pragë, reagon kompania

Mbrëmjen e djeshme (25 mars) rreth  100 pasagjerë shqiptarë që do të udhëtonin me linjë direkte  nga Praga në Tiranë u lanë në aeroport nga kompania Wizz Air.

Qytetarët të cilët u braktisën në Pragë, denoncuan rastin në media.

Një prej pasagjerëve sqaroi, se pasi fluturimi u shty tre herë, 2/3 e pasagjerëve mbeti në zonën e imbarkimit, pasi avioni i Wizz Air u nis me vetëm 1/3 e pasagjerëve.

Në lidhje e rastin, kompania Wizz Air ka reaguar duke bërë me dije se  fluturimi nga Praga në Tiranë i cili ishte i planifikuar të nisej me 25 Mars, në ora 17:50 është vonuar pasi priste mbërritjen e pasagjerëve që po kalonin kontrollin e sigurisë, kontroll i cili ka pasur vonesa të konsiderueshme sipas kompanisë.

Wizz Air konfirmon se fluturimi me numër W4 6632 nga Praga në Tiranë i cili ishte i planifikuar të nisej me25 Mars, në ora 17:50 është vonuar pasi priste mbërritjen e pasagjerëve që po kalonin kontrollin e sigurisë -për fat të keq, procesi i kontrollit të sigurisë në Aeroportin e Pragës ka pasur vonesa të konsiderueshme”, thuhet fillimisht në reagim.

Sipas kompanisë, pritje e mëtejshme e pasagjerëve ka qenë e pamundur për shkak të kufizimeve në Aeroportin e Tiranës dhe një mosnisje në atë moment do të rezultonte një pamundësi për të zbritur në Tiranë, duke lënë të gjithë pasagjerët në Pragë.

Reagimi

Wizz Air konfirmon se fluturimi me numër W4 6632 nga Praga në Tiranë i cili ishte i planifikuar të nisej me25 Mars, në ora 17:50 është vonuar pasi priste mbërritjen e pasagjerëve që po kalonin kontrollin e sigurisë -për fat të keq, procesi i kontrollit të sigurisë në Aeroportin e Pragës ka pasur vonesa të konsiderueshme.

Për shkak të kufizimeve operative në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës (TIA), nisja ishte e domosdoshmenë mënyrë që të sigurohej mbërritja në kohë në Tiranë. Mosnisja do të rezultonte në pamundësinë për tëzbritur në TIA, duke lënë të gjithë pasagjerët e fluturimit në Pragë.

Duke e kuptuar shqetësimin e shkaktuar nga kjo situatë, u kërkojmë ndjesë të gjithë pasagjerëve të prekur.

Linja ajrore aktualisht po ofron akomodim për pasagjerët në Pragë dhe opsione fluturimi alternative për tësiguruar që pasagjerët të arrijnë në destinacionet e tyre sa më shpejt të jetë e mundur.

13 Komente

  1. T
    T

    Udhetova vitin e kaluar me kete kompani Tiranë Athine dhe mallkova veten qe perdora kete palo kompani.

    1. P
      Piro pirdhaqi

      Kjo lloj kombanie nuk duhet ti afrohesh Jan shum problematic po deshe problems future wizz dhe began e ke te gargantuan per te ngelur rruges

      1. P
        POPULLI

        KOMPANIA me QELBESIRE WIZ

        1. S
          Shkodrani-Belgjike

          Kompani fantazme, që ska korrektësi për klientin, duhet patjerer ta injoroni kët kompani, vetem ryan air ma e mira dhe low kost.

          1. S
            Shqitpar

            Prit prit RyanAir te te coje ne Selanik e te thote merr taxi deri ne Tirane.

          2. B
            Beni

            Nuk kam udhetuar ndonjehere me nje kompani me te keqe.

            1. Y
              Y

              Tallin karin wizz air I rames me shqipet dele... Nuk behemi ne kurre as shtet e as njerez. Te gjithe tallen. Me.shqiperine sidomos politikanet tane e te huaj,ndersa ne rrime ne kafe .

              1. s
                shaba

                Wizzair e ka bere zakon prej vitesh ti lere njerezit neper aeroporte. Mos blini asnje bilete te kjo kompani idiote.

                1. F
                  Fany

                  Wizzair ben me shqiptaret c’te doje! Ka carta bianca nga Qeveria. Po te ishte Prage-Paris apo ndonje qytet tjeter i EU-se, nga frika e gjobave, do sillej ndryshe. Ryanair eshte korrekt, 4 udhetime Paris-Tirane, dhe asnje problem. Vetem disa vonesa, por kush s’ben vonesa ne kete trafik te çmendur aeroplanesh ne qiell!! Qeveria shqiptare duhet te gjobisi Wizz-in per mosrespektim te klientit!

                  1. P
                    Pet.

                    Po u largua Wizzair do u ktheheni autobuzeve. Po u pelqeu mund te udhtoni me te, sepse keshtu do te ndodhe perhere dhe here pas here. Prandaj mos u ankoni ne te ardhmen. Lire dhe mire nuk ekziston, nuk ka nevoje per ndonje intelekt te larte qe te kuptohet, Kush mendon ndryshe eshte i painformuar dhe nuk eshte faji i askujt tjeter.

                    1. R
                      Rubin

                      Fiks, ke shume te drejte. Kam nja 15 vjet qe fluturoj me to ne europe dhe shume i kenaqur, perjashtime te vogla.

                    2. V
                      Vironi ke stacioni i trenit

                      Good, Fast, Cheap, You can’t have all three! You can have it fast, you can have it good, you can have it cheap: pick two

                      1. E
                        Emigranti

                        Kam udhetutar disa here me kete kompani Ne linjen Napoli rinas dhe jam shum i kenaqur Cmimi i lire dhe orar i mir nisjeje Nuk e kuptoj gjith keto kritika Mua me duken me shum si gjob venie per kete kompani

                        Lini një Përgjigje