Pluhuri saharian mbulon Shqipërinë, a ka efekte të dëmshme në shëndet?

27 Mars 2024, 18:18Sociale TEMA
Pluhuri saharian mbulon Shqipërinë, a ka efekte të dëmshme

Pluhuri saharian ka mbuluar këtë të mërkurë Shqipërinë. Masat e rërës ardhur nga Afrika si pasojë e stuhive të forta të erës e kanë ngjyrosur qiellin thuajse në të kaftë, aq sa Tirana nga Dajti mezi u shqua. Për pasojë, cilësia e ajrit në kryeqytet sipas IQair tejkaloi gati me 10 herë normat e OBSH-së.

Përveç bezdisjes në frymëmarreje, ekspertët e mjedisit thonë se nuk ka efekte të dëmshme në shëndet. Ndërsa sinoptikanët lajmërojnë se një situatë e tillë është kalimtare pasi pritet të zgjasë vetëm 1 ditë.

“Është një ndotje e ajrit e përkohshme, do të qëndrojë të paktën deri sonte në mbrëmje. Gjatë natës, një front i ftohtë me reshje intensive do përfshijë Shqipërinë, me rënien e reshjeve do kemi pastrim të ajrit dhe grimcave të Saharasë”, tha Lajda Porja.

Nxehtësia e rërës ka sjellë edhe një rritje të menjëhershme të temperaturave.

“Është një mot mbytës. Dje kemi regjistruar 19-20, sot 28 gradë”, tha ajo.

Moti do të përmirësohet nga pjesa e dytë e ditës së enjte.

“Do kemi normalizim të situatës, madje do të kemi të premten, fundjavën dhe fillimin e javës tjetër me diell”, tha Porja.

Pluhuri afrikan mbuloi këtë të mërkurë gjithë Mesdheun Lindor.

2 Komente

  1. E
    Evisa

    Thirrje zotit Flamur Noka dhe Gazment Bardhit! Lutemi ti ndërprisni vizitat e përditshme të masave të gjëra punonjëse, poshtë ballkonit të udhëheqësit të ndritur shokut Sali Berisha. Kjo ndërprerje duhet bërë të paktën derisa të largohet pluhuri Sahariane, i cili e paskësh ndotur cilësinë e ajrit 10 herë më shumë se e lejuara nga OBSH, gjë që mund të ndikonte në shëndetin e udhëheqësit të ndritur. Më pas, pasi ajri të pastrohej, ashtu si thoshte edhe i ndjeri Pjetër Arbnori për shetitjet e opozitarëve të asaj kohe, le të kthehen masat e gjëra punonjësi për të vazhduar sullacon dhe dëgjuar fjalimet mbreslënëse, aq shumë frymëzuese për të ardhmen e revolucionit opozitar.

    1. V
      Visi

      Haha Evisa, e modhe je, lavdi udheheqesit te ballkonit qe pellet dark per dark.

      Lini një Përgjigje