Veliaj pret kryeparlamentin austriak. Subotka: Ju rrëfej Tiranën që zbulova unë!

30 Qershor 2023, 15:25Sociale TEMA

Veliaj pret kryeparlamentin austriak. Subotka: Ju rrëfej Tiranën

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim kryetarin e Parlamentit të Austrisë, Wolfgang Sobotka. Veliaj tha se Austria është një prej vendeve që e ka mbështetur Shqipërinë më fort në rrugën e saj të integrimit drejt Bashkimit Europian.

“Ishte një kënaqësi e veçantë që kryetari i Parlamentit të Austrisë ishte në Tiranë. Austria është një nga vendet më miqësore, më promovuese, avokate e Shqipërisë dhe si një avokate e denjë Viena, Austria ka qenë një nxitëse e një Tirane, e një Shqipërie që zhvillohet, që bashkohet me familjen europiane dhe që e konsideron Europën një destinacion brenda nesh dhe jo një destinacion ku ne largohemi. Ndaj dhe jam shumë mirënjohës,” u shpreh kryebashkiaku.

Teksa i dhuroi Kullën e Sahatit, si një simbolikë e mikpritjes së Tiranës, Veliaj tha se Viena, si një kryeqytet i Europës, ka kontribut të madh në shndërrimin e Shqipërisë në një vend të qendrueshëm në rajon. “Unë besoj gjithmonë e më shumë që Viena është kryeqytet jo vetëm i Austrisë, por është kryeqyteti i gjithë Europës. Në këtë sens, parlamenti austriak është kyç për të promovuar dhe për të qenë një zë konstant për të advokuar për të gjithë rajonin tonë. Sigurisht, për ne është një privilegj. Kemi qenë një vend me problematika, sot jemi vendi më stabël në rajon. Unë besoj se gjithmonë e më shumë, ky shembull i Shqipërisë që prodhon stabilitetin, prodhon turizëm dhe aktivitete dhe nxjerr reputacionin e mirë të Ballkanit, është ndoshta mënyra më e mirë si mund të afrohemi më shumë në Europë,” deklaroi më tej Veliaj.

Nga ana e tij, kryetari i Parlamentit të Austrisë, Ëolfgang Sobotka u shpreh i impresionuar nga kryeqyteti shqiptar, teksa uroi dhe kryebashkiakun për mandatin e tij të tretë në krye të Tiranës.

“Tirana është një kryeqytet magjepsës. Është rritur shumë në vitet e fundit dhe ka një kryebashkiak të jashtëzakonshëm, i cili është rizgjedhur për herë të tretë dhe që nuk është e zakontë, veçanërisht në Ballkan, por gjithashtu edhe në Europë. Edhe do të thoja se njerëzit e vlerësojnë punën e tij, është mendjehapur dhe mendoj që e shijon profesionin e tij. Kjo është më e rëndësishmja për një politikan, për të mos qenë fytyrëngrysur, për të mos thënë sesi po mban barrën tuaj në shpatullat e tij, apo se sa e vështirë që është. Ai gjen gjithmonë një mënyrë për të bërë politikë për njerëzit dhe tek njerëzit,” deklaroi Sobotka.

3 Komente

  1. b
    béni prej Shkodre.

    Kta pushta janë miqt'e serbisë se jua kanë shkërdhy të parë e të mbramë në luften e parë botërore, ne vetem me fjalë te bukura.

    Përgjigjjuni
    1. E
      Emiljan

      Ku e pe ti o trim ? Nese Serbia eshte pak ore nga Austria dhe interesi eshte me I larte normal qe aty do bejne bisnes...nuk I la mendja ti hedhin leket ne Shqiperi.

      Përgjigjjuni
      1. p
        pjeter

        Pa Austrine dhe ameriken di do ishe sigurisht malazes mor shkodran prej Puket, prandaj mirnjohja eshte detyrim!!! Tu thuash austriakeve qe jan miq te serbeve, i ofendon rende, sepse akoma su ka dale inati!!!

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje