VIDEO/ “Çfarë po i bëjmë trurit të fëmijës?” — Sociologia Marsi Simo për pasojat e ekspozimit të hershëm ndaj ekraneve

5 Tetor 2025, 12:53Sociale TEMA
VIDEO/ “Çfarë po i bëjmë trurit të

Sociologia Marsi Simo ngre një paralajmërim serioz për mënyrën se si përdorimi i ekraneve që në moshë shumë të vogël po ndikon në zhvillimin emocional dhe konjitiv të fëmijëve. Ajo thekson se truri i fëmijës ka nevojë për stimuj të natyrshëm, të cilët vijnë përmes kontaktit njerëzor dhe përqafimit, jo përmes ekraneve të pajisjeve digjitale. 

“Truri i fëmijës kërkon stimuj, sigurisht, që vijnë përmes atashimit, përqafimit. Përqafimi, për shembull, thuhet që është më i rëndësishëm sesa ndoshta komunikimi ose një fjalë e mirë” thotë Simo.

Ajo përshkruan me shqetësim situatën që po bëhet gjithnjë e më e zakonshme në familjet e sotme:

“Kur një fëmijë që është rritur që në vogëli, që gjashtë muajsh ka filluar të shikojë ekran, fillon që truri tij të stimulohet në mënyrë shumë të shpejtë.”

Ky stimulim artificial, i ngjeshur dhe i vazhdueshëm, sipas saj, ka pasoja të thella.

“Në pesë minuta, stimujt janë kaq shumë të ngjeshur, audio është shumë e lartë… Imagjinoni sikur gjatë gjithë kohës të dëgjojmë reklama, ato xhinglat që na tërheqin. Çfarë i bëjmë trurit të fëmijës? Çfarë i bëjmë aspektit audioviziv?”

Simo shpjegon se ekspozimi i hershëm ndaj këtij realiteti të stisur e dëmton perceptimin e fëmijës për botën reale. Në vijim, ajo tregon se pasojat e këtij modeli shfaqen më vonë, në moshën parashkollore:

“Në çdo klasë kemi fëmijë që kanë nevojë për mësues ndihmës. Fëmijë që arrijnë të kuptojnë, të shohin në sy, por ose janë shumë antisocialë, ose kanë probleme me të folurin, ose me zhvillimin.”

Duke reflektuar për rolin e prindërve, Simo shton se shumë prej tyre e kuptojnë vonë ndikimin që kanë pasur vitet e para:

“Mua më vjen keq, po një pjesë e prindërve kujtohen kur fëmijët shkojnë parashkollorë ose në klasë të parë, që fëmija i tyre ka nevojë për ndihmë… Por, imagjino sa janë mbartur ato me vite të tëra, që fëmija në moshën e tij reale mund të jetë dy vjeç, tre vjeç, por ti e ke çuar në klasë të parë dhe ai nuk është gati. Dhe çfarë mbart ky fëmijë? Sa presion ka ky fëmijë? Sa ankth ka ky fëmijë?”

Në episodin e radhës të Apostrof Podcast, Marsi Simo flet gjerësisht për këtë fenomen, për rolin e prindërve në krijimin e lidhjes emocionale me fëmijën dhe për mënyrën si mund të parandalohet ankthi i hershëm që lind nga një botë e ndërtuar me ngjyra dhe tinguj artificialë.

Ndiq episodin e plotë të Apostrof Podcast: Si perfeksionizmi na rrëmben qetësinë dhe gëzimin e përditshëm? | Marsi Simo | Apostrof #38

2 Komente

  1. E
    Emilia

    U shokova kur humba të gjitha fondet e familjes sime në një platformë investimi në kriptomonedha dhe nuk munda të tërheq fitimet dhe investimin tim fillestar. Mendova se i kisha humbur të gjitha kursimet e mia derisa bëra disa kërkime dhe rastësisht hasa në trustwavehackerstech Recovery. Pasi rashë viktimë e një mashtrimi investimi në kriptomonedha, unë dhe familja ime mbetëm pa asgjë kur këta mashtrues na vodhën 212,000 dollarë dhe bitcoin. Patëm shumë fat që hasëm në një listë për Trustwavehackerstech Recovery, një kompani me përvojë të gjerë në fushën e sigurisë kibernetike. Trustwavehackerstech Recovery arriti të rikuperonte të gjitha fondet tona dhe, bazuar në informacionin që dhamë, ato u gjurmuan dhe u raportuan tek autoritetet përkatëse. Unë e rekomandoj fuqimisht trustwavehackerstech Recovery për rikuperimin e kriptomonedhave tuaja. Mund t'i kontaktoni me anë të email-it: [email protected]

    Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje