Në teqenë e parë dhe të vetme shqiptare në Shtetet e Bashkuara, e cila ndodhet në Miçigan, mbrëmë u shënua dita e Sulltan Novruzit. Të pranishmit u lutën për paqe, mbarësi e mirësi, por folën edhe mbi rëndësinë e thellimit të lidhjeve midis shqiptarëve dhe ruajtjen e kulturës dhe traditave, sidomos ato të harmonisë fetare. Ceremonisë së këtij viti iu bashkua edhe trashëgimtari i Fronit Mbretëror, Prince Leka II.
Shqiptaro-amerikanët e komunitetit bektashi dhe pjesëtarë të besimeve të tjera fetare në Miçigan, u bënë bashkë për të festuar Ditën e Novruzit dhe ditëlindjen e Imam Aliut.
Në ceremoninë e një prej festave më të rëndësishme të këtij besimi, mori pjesë edhe trashëgimtari i Fronit Mbretëror, Princ Leta II.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës ai tha se ndihet krenar kur sheh komunitetin shqiptaro-amerikan që feston i bashkuar, pa marrë parasysh përkatësinë fetare.
Krahas mesazhit për unitet, Princ Leka II u bëri thirrje shqiptaro-amerikanëve që të integrohen plotësisht në shoqërinë amerikane, sepse sipas tij, kjo është mënyra më e mirë që ky komunitet të ndihmojë vendet e origjinës.
“Në këtë moment unë uroj që komuniteti shqiptaro-amerikan të fillojë të përforcojë pozicionin e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sepse ne kemi nevojë për miq të fortë në Amerikë, kemi nevojë për një lobim aktiv, që është në shërbim të kombit. Në Shqipëri jemi duke përparuar. Por kemi nevojë për një orientim të drejtpërdrejt, që është në frymën demokratike ashtu siç e ka Amerika”, tha trashëgimtari i Fronit Mbretëror.
Kjo është vizita e parë e trashëgimtarit të familjes mbretërore në Teqenë e vetme shqiptare në Shtetet e Bashkuara.
Paraardhësi i tij, Mbreti Leka I kishte bërë një vizitë të ngjashme më 1979.
Prijësi i Teqesë, Baba Eliton Pashaj tha se ndihet i lumtur që po vazhdojnë lidhjet me familjen mbretërore shqiptare, e cila , sipas tij ka meritën që sot në Shqipëri ndodhet Kryegjyshata Botërore Bektashiane.
“Familja mbreterore për bektashinjtë është një bekim. Bekim i vërtetë sepse falë saj neve sot kemi qendrën e bektashinjve në Tiranë, falë kërkesës së dërguar nga Kryegjyshi i asaj kohe, të cilën Mbreti Zog e ka pritur me kënaqësi duke i dhënë strehim. Aty ku sot ndodhet kryegjyshata, në Tiranë, është dhuratë pikërisht e qeverisë së drejtuar nga Mbreti Ahmet Zogu”, thotë Baba Elitoni për Zërin e Amerikës.
Dita e Novruzit njihet ndryshe edhe si dita e Rilindjes së madhe.
Në lutjet e darkës, vend të rëndësishëm zë edhe atdhedashuria.
“Patjetër që besimi luan një rol të jashtëzakonshëm në ndjenjat e atdhedashurisë. Teqeja bektashiane vazhdon në të njëjtin nivel, si edukimin fetar ashtu edhe edukimit e të rinjve me dashurinë për atdheun tonë.// Një teqe që i ka shërbyer të gjithë shqiptarëve pa dallim feje, pa dallim se nga vinin, pa dallim zone, pra pa dallim se kush ishin”, shpjegon Baba Elitoni.
Almo Regazi është një nga besimtarët e rinj të kësaj teqeje. Ai tregon se emigroi me familjen e tij në Shtetet e Bashkuara në moshën 4 vjeçare dhe se angazhimi në teqe e ndihmoi ta ruajë gjuhën dhe kulturën e të parëve.
“Këtu në Amerikë njerëzit duhet të punojnë shumë që të mbijetojnë dhe të sigurojnë jetën për veten e tyre. Gjatë këtij procesi ndonjëherë është e vështirë të ruash gjuhën dhe kulturën. Ky është një vend ku shqiptarët mund të mblidhen, bashkohen dhe ruajnë gjuhën e tyre, fenë e tyre, kulturën e tyre. Unë për këtë arsye vij këtu. Ndjehem shumë mirë, më bëhet qejfi kur shqiptarët, sidomos në moshë më të madhe, më thonë sa mirë flet shqip… më mbushet shpirti”, thotë ai.
Sipas Baba Elitonit, kjo Teqe u shërben rreth 25 mijë familjeve shqiptaro-amerikane në Miçigan.
Teqeja është themeluar në vitin 1954 nga Baba Rexhepi, dy vite pasi emigroi nga Shqipëria në Shtetet e Bashkuara, për të shpëtuar nga përndjekja e komunizmit.
Ptuuuuu plehra turkoshqipfolese......qelbeni gjthnd shurre arabi!?
Ptuuuuu plehra turkoshqipfolese? ... Po ketu nuk flitete per myslimane sunite, po per bektashinj te cilet kane qene perhere te perndjekur nga anadolli dhe gjithe myslimanet sunite, pra ketu ke treguar injorancen tende dhe se je njeri me dinjitet duhet te kerkosh falje. Biles bektashinjte jane me paqedashes e shume me tolerante se sa ata mjekerzhulsat qe drejtojne fene ortodokse!
Ketu ne kete Teqe eshte nje Bibloteke shume e mire, sepse ka vellime te librave nga Historia e Lashtesise te autoreve te lashtesise, por jane verat e tyre te plota ne anglisht Dhe eshte nje Bibloteke shume e pasur .Ndaj studjuesit tane duhet te shkojne atje dhe te studjojne ato libra te autoreve te Huaj , ku flitet edhe per Lashtesine Ilire . Une kam qendruar tek kjo Teqe disa muaj kur vajta ne fillim se nuk kisha ku rija. Aty ka dhoma qe keta i japin per ndonje shqiptar qe vjen atje -por varet nga Babai i Teqese , nqs atij i do trapi, Atehere kur isha une atje ishte Baba nje djal i ri nga Durresi, qe ishte shume cun i mire, por e hoqi Ekrem Bardha . Pas tij pastaj qendroi si Baba nje Dervish qe kishte qene aty qe para lufte -Ai ishte nga fshatrat e Vlores, por ishte rrock i teri hahahaha, Ishte komplet vella i karit . Po aty ne Teqe ishte mire, se kishte ushqime plot-Haje e pije ca te doje , se ishte frigoriferi i madh plot me ushqime qe sillnin familjaret te cilet benin aty fejesa, dasma, ditelindje Por qe ata shqipot aty nuk te ndihmonin per pune. Se ashtu jane gjithe Shqipot nuk te ndihmojne Kjo lloj feje qe kemi ne Bektashi, eshte fe tip Ha e pi e mos e rruj, se eshte 'fe Ushtari" lol. Por eshte e mire, se nuk ka regulla strikte si feja islame qe te can rakun Te pakten kjo lloj feje nuk e ruan, pi alkol sa te duash
I modhe Raimond Vlonjati... Bravo sqarim i Sinqerte .. Flm per Info.. Por kure permend ate Emrin Ekrem Bardhi , qe u bei zbore Emigracionit ne USA si shpetimtare i Shqiperise me ndimen e Spiunit me te degjeneruar qe ka patur shqiperia Saliun ..erdhe Ekremi mblodhi dollaret andeje nga USA ,jua mblodhi nga shkuret e pantallonave dhe Center e fundit ,se do ndertonte Shqiperine .dhe Investoi ne Tirane ... Ekrem leskoviku i zgjuar ! kopil ! ndaj te gjjithe Shqiptareve te Ndershem..
I modhe Raimond Vlonjati... Bravo sqarim i Sinqerte .. Flm per Info.. Por kure permend ate Emrin Ekrem Bardhi , qe u bei zbore Emigracionit ne USA si shpetimtare i Shqiperise me ndimen e Spiunit me te degjeneruar qe ka patur shqiperia Saliun ..erdhe Ekremi mblodhi dollaret andeje nga USA ,jua mblodhi nga shkuret e pantallonave dhe Center e fundit ,se do ndertonte Shqiperine .dhe Investoi ne Tirane ... Ekrem leskoviku i zgjuar ! kopil ! ndaj te gjjithe Shqiptareve te Ndershem..
Raimond Vlonjati se paska ardhe dhe ky ushtari leka aty. ! Edhe ky lajm i forte , po leka cne aty apo e zuri vapa ketej nga Tirona .. Gallate me kete Popull kudo neper Bote ..ka historira te cuditshme... Popull i sakrifices per Fete .. Te gjithe Tallin Rocken sic thote Vlonjati....
Raimond Vlonjati se paska ardhe dhe ky ushtari leka aty. ! Edhe ky lajm i forte , po leka cne aty apo e zuri vapa ketej nga Tirona .. Gallate me kete Popull kudo neper Bote ..ka historira te cuditshme... Popull i sakrifices per Fete .. Te gjithe Tallin Rocken sic thote Vlonjati....
Raimond Vlonjati se paska ardhe dhe ky ushtari leka aty. ! Edhe ky lajm i forte , po leka cne aty apo e zuri vapa ketej nga Tirona .. Gallate me kete Popull kudo neper Bote ..ka historira te cuditshme... Popull i sakrifices per Fete .. Te gjithe Tallin Rocken sic thote Vlonjati....
Ik ti ore Kellire qe vdiqe te mbushesh barkun neper Teqe……kujdes se Teqe TeQi Mos shko Pa breke….bobo cfare injorance,,,libra per iliret ne Teqe Po cfare lidhje kane iliret me TeQente e Iranit o te qifsha kurven se mire ja u beri Enveri.
Urime per Festen
Pse paske dhe Fe Shqiptare ….. cfare do na degjojne veshet,,,mesa di une ky eshte Sekt nga Irani ….Shqiptaret nuk kane shpikur ndonje Fe o injorant ….Kur te Shkosh ne Boten tjeter do marresh vesh qe jeni mish per top te gjitha Fete.
O RAJMOND PO GJE TJETER CFARE KE NGRENE NE TEQE TE AMERIKES.