VIDEO/ Spitali Universitar i Traumës me aparaturat më të fundit, Rama: Reagon dhe trajton në kohë rekord politraumat

15 Mars 2024, 14:33Sociale TEMA
VIDEO/ Spitali Universitar i Traumës me aparaturat më të fundit,

Kryeministri Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ka ndarë me ndjekësit një video me pamje nga Spitali Universitar i Traumës në Tiranë.

Rama shkruan se në këtë spital janë krijuar kushtet optimale dhe gjenden aparaturat më të fundit për të trajtuar dhe reaguar në kohë rekord ndaj politraumave.

“Spitali Universitar i Traumës aty ku luftohet në kufijtë e jetës të pacientit e ku stafi mjekësor i Urgjencës, Kirurgjisë, Ortopedisë, Imazherisë, Konsultave, falë kushteve optimale me aparatura të fjalës së fundit përballon, trajton dhe reagon në kohë rekord ndaj politraumave”, shkruan Rama.

 

2 Komente

  1. D
    Doktorri

    Sa ti prishin, ti vjedhin apo ti venë flakën mjekët që kanë klinikat e tyre....

    Përgjigjjuni
    1. s
      sapa

      Ky vend ka degraduar fol si te duash cdo te diele dhe cdo dite!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje