Vijon fluksi i lartë i udhëtarëve në pikën kufitare të Qafë Thanës, rreth 30 mijë qytetarë kanë hyrë dhe dalë në 3 ditë

2 Gusht 2025, 11:02Sociale TEMA
Vijon fluksi i lartë i udhëtarëve në pikën kufitare

Vijon fluksi i lartë i udhëtarëve në pikën kufitare të Qafë Thanës. Dhjetëra automjete nga Maqedonia e Veriut presin në radhë për të hyrë në territorin shqiptar.

Për të përballuar këtë fluks, autoritetet kufitare kanë vënë në funksion 4 sportele për qytetarët dhe 1 sportel të dedikuar për kamionët.

Shumica e udhëtarëve janë shtetas të huaj që zgjedhin bregdetin shqiptar për pushimet e verës.

Gjatë tre ditëve të fundit, përmes kësaj pike kufitare kanë hyrë dhe dalë rreth 30 mijë udhëtarë dhe mbi 11 mijë mjete.

Lini një Përgjigje