Në një ceremoni zyrtare që do të zhvillohet të enjten, pritet të inaugurohet Xhamia e Namazgjasë në Tiranë, ku do të marrin pjesë figura të rëndësishme si presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, dhe kryeministri shqiptar, Edi Rama. Ndërkohë, Komuniteti Mysliman në Shqipëri ka nxjerrë detaje për inaugurimin e xhamisë, i cili është pritur prej kohësh nga besimtarët dhe autoritetet.
Kjo ndërtesë e re fetare, puna për ndërtimin e së cilës nisi në vitin 2015, është realizuar me një investim prej afro 30 milionë eurosh. Me një kapacitet për të pritur mbi 5000 besimtarë, xhamia mbetet një nga projektet më madhore të këtij lloji në vend. Motivet klasike të saj janë të frymëzuara nga Xhamia Blu në Stamboll, duke u harmonizuar me elemente shqiptare që përngjajnë me shtëpitë e stilit tradicional të Beratit.
Gjatë vitit të kaluar, për shkak të konflikteve të brendshme midis qeverisë turke dhe Komunitetit Mysliman Shqiptar, xhamia u mbajt e mbyllur. Presidenti Erdogan dhe Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Pidan, gjatë vizitave të tyre në Shqipëri kanë theksuar se hapja e xhamisë do të bëhet pasi të sigurohen se komuniteti është spastruar nga përfaqësuesit me lidhje me organizatën e Fetullah Gylenit.
Administrimi i Xhamisë së Namazgjasë do të jetë nën përgjegjësinë e një bordi drejtues, por e paqartë mbetet mënyra e administrimit. Burime pranë Myftinisë së Tiranës bëjnë me dije se në krye do të jetë Myftiu Gazmend Teqja, por do të ketë edhe përfaqësues nga qeveria turke.
Hapja e xhamisë plotëson mozaikun e godinave të rëndësishme fetare në Shqipëri, nga selia e Kryegjyshatës Botërore të Bektashizmit, katedralja katolike Shën Pali dhe Katedralja Ortodokse Ngjallja e Krishtit, çka thekson diversitetin dhe tolerancën fetare që karakterizon vendin tonë.
Gjatë vitit të kaluar, për shkak të konflikteve të brendshme midis qeverisë turke dhe Komunitetit Mysliman Shqiptar??!! Çfarë punë të brendëshme ka midis qeverisë të një vendi tjetër dhe komunitetit mysliman shqiptar o gazetari i temës? QeverIka turke do bëjë pjesë në bordin drejtues të xhamisë??!! Zakonisht qeveritë bashkëpunojnë ndërmjet tyre! Vetëm aty ndodhe mbrekullija që një qeveri e një shteti tjetër tu japi mend një komuniteti fetar.
Sepse quhet Albanistan dhe qeveriset nga nje Pasha lakuriqs.
Beqiraaaaaaaaaa sumpalare tourkalvanoi pasardhes te dobiceve te nizameve te sullton Muratit jeni plehraaaa arabe m'Albanistan.....
30m per nje xhami! Sa ja investuar Turqia ne ekonomin shqiptare? Tu rroj xhamia, per ate keni nevoj.
Larg@ kete xhami extremistesh fondamentalistesh turko-arabe vendimin per ndertimin e kesaj e moren Qeverikaret. Populli nuk u pyet
Ta gezojne XHAMIN E NAMAZGJASE MYSLYMANET SUNIT ,,,ALLAHU I BEKOFTE ,,,,,,SE MYSLYMANET SHIIT BEKTASHI KAN TEQEN E TYRE KRYEGJYSHATEN ,,ALLAHU I BEKOFTE ,,,,PO DHE KAURET ORTHODHOKSET E KATOLIKET KAN KATEDRALET E TYRE ,,,KRISHTI I BEKOFTE ,,,,CA TE BEJME ,,DUAM SDUAM NDODHEMI NE NJE SHTET ,,,TE KEMI TE PAKTEN PAQE ,,AMIN
Ta gezojne Xhamine e re
Po Enveri 2 a do vij???
S'ka më të dhimbshme, zemra të plasë kur sheh xhami turke në Arbëria e Gjergj Kastriotit. Ku është shqiptaria pse nuk po protestoni tani. Por, e hani njëri tjetrin për kurgjë hiq!