92 vitet e Botërorit, a janë prova më e madhe e dështimit historik të shqiptarëve?

23 Nëntor 2022, 09:37Sport TEMA

92 vitet e Botërorit, a janë prova më e madhe e dështimit

Nga Aranit Muraçi

Futbolli, sporti më popullor në botë, është krahasimi më i mirë për të vërtetuar dështimin historik të shqiptarëve, pavarësisht përpjekjeve dhe tendencave politike të çdo qeverie, që për pushtetin personal mundohen t’i përkthejnë “dështimin e tyre në sukses”.

Që kur u zhvillua botërori i parë në vitin 1930 dhe deri më sot, 92 vite më pas, shqiptarët janë kombi i vetëm i Ballkanit dhe ndër të rrallët e Europës që nuk kanë marrë pjesë në asnjë prej finaleve të Botërorit.

Nuk mund të krahasohemi me Kroacinë, një komb gati sa ai shqiptar në Ballkan, që pas ndarjes nga Jugosllavia, ka marrë rregullisht pjesë në Botëror. Kroacia madje ishte finaliste e Botërorit të kaluar.


Sigurisht, nuk mund të krahasohemi as me kombet më të mëdha në Gadishullin Ballkanik, Turqinë, Rumaninë, Bullgarinë, Greqinë, Serbinë. Nuk mund të krahasohemi as me Bosnjen dhe Slloveninë, të cilat janë kualifikuar në finalet e të paktën një botërori.

Atëherë me kë mund të krahasohemi ne shqiptarët? Me dy vendet fqinje, më të voglat e Ballkanit, me probleme të shumta etnike, si Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, të cilat duhet theksuar se edhe ato popullohen nga një pjesë e mirë shqiptarësh? Mos harrojmë se ndryshe nga Shqipëria, dy vendet fqinje e kanë nisur rrugëtimin vetëm në dy dekadat e fundit.

Cilat janë shkaqet dhe arsyet se, përse Shqipëria nuk ka mundur dot të kualifikohet kurrë në finalet e një Botërori? Gjenetikisht a mund të jenë shqiptarët më pak të talentuar se qytetarët e vendeve të tjera?

Fakti që Shqipëria ka “marrë” pjesë në Botëror në të kaluarën, me disa lojtarë me origjinë shqiptare, të cilët kanë përfaqësuar ekipe të tjera, rrëzon mundësinë e mungesës së talentit nga radhët e saj. Shembull konkret është Zvicra, që do të ketë edhe në Katar 3 futbollistë me origjinë shqiptare.

Futbolli është sporti më popullor dhe më i përhapur në vend, dhe kjo hedh poshtë hipotezën se nuk ka pasur mjaftueshëm vëmendje për të pasur sukses në arenën ndërkombëtare.

Kombëtarja e Shqipërisë të vetmen arritje historike ka atë të kualifikimit në finalet e Euro 2016, kur bashkoi një grup futbollistësh të talentuar, të rritur dhe të kultivuar kudo nëpër Europë, duke krijuar më në fund një ekip simpatik me lojtarë që vinin nga të gjitha trevat shqipfolëse.

Por pikërisht pas këtij suksesi, me njohjen e Kosovës nga FIFA dhe UEFA, dhe me pjesëmarrjen e saj në garat ndërkombëtare, nisi çuditërisht një garë dhe një rivalitet “i çmendur”, mes dy vendeve të një kombi, kush e kush të rrëmbente lojtarët më të mirë dhe kush e kush të kishte me tepër sukses në grup. Përfundimi: duke përgjysmuar forcat Kosova dhe Shqipëria ndajnë vendet e fundit ose të parafundit në grupe.

Ideja që shqiptarët të kishin në Komb dhe një Kombëtare dhe Kosova të kishte një përfaqësuese të dytë nuk u pranua, çuditërisht, si një “mundësi e shkëlqyer” për të përqafuar dështimin historik të shqiptarëve. Edhe refuzimi i kësaj ideje erdhi si pasojë e dështimit politik të shqiptarëve prej nga ku rrjedh përçarja e tyre historike, që i ka shoqëruar ata në dështime të njëpasnjëshme, në thuajse çdo gare ndërkombëtare. Jo vetëm në futboll!

Futbolli është shembulli më konkret i dështimeve tona historike. Në ekonomi të fundit, në shkencë, në kulturë, në infrastrukturë etj, të fundit edhe në ndërtimin e shtetit modern.

Para se të përpiqemi që të ndryshojmë diçka për më mirë në të ardhmen duhet ta njohim këtë të vërtetë historike. Para se të njohim këtë të vërtetë historike duhet të njohim vetëm një nga porositë e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, kur para se të ndahej nga jeta, i tha djalit të tij dhe Princërve të tjerë (të trevave që udhëheqja e vetme e lavdishme i çliroi ndaj ushtrisë më të fuqishme të kohës dhe i bashkoi në atë të cilën nuk po e arrijmë më dot sot) se, për të pasur të njëjtin sukses shqiptarët duhet të jenë gjithmonë të bashkuar, ndryshe do të thyhen lehtësisht dhe do të mbeten të poshtëruar historikisht. 

Me siguri dështimi ynë historik në futboll, sport dhe kudo, lidhet më së shumti me porosinë e Heroit tonë Kombëtar, që nuk u zbatua kurrë, për shkak të politikave të gabuara që janë ndjekur nga vetë shqiptarët: anti-kombëtare, përçarëse, dhe aspak vizionare.

12 Komente

  1. O
    Osi

    Jo plotesisht i Sakte. Përfundimi: duke përgjysmuar forcat Kosova dhe Shqipëria ndajnë vendet e fundit ose të parafundit në grupe. Shqiperia ne keto eliminatore boterori doli e treta 2 pike larg Polonise 20 pike me 18 pikeqe eshte ne boteror.dmth nje ndeshje direkte.

    1. d
      den

      Pamvaresisht se mund te kuptohet pak si jo patriotik per mendimin tim Shkrimi eshte plotesisht i sakte. Nuk eshte puna te futbolli apo tek sportet ne pergjithsi, ne shqiptaret pothuaj ne cdo fushe jemi nga fundi ne te shumten e rasteve. Prapambetjes sone te gjithanshme duhet ti vihet nje emer. Mendoj se eshte nje teme e thelle dhe delikate per tu diskutuar ne forume te tilla pasi me shume ne keto rrjete mbizoterojne komente emocionale me nje sfond pseudo-patriotik qe nuk lene mendimin racional te mbizoteroj e keshtu edhe ajo pjese qe mendon se ne jemi te sukseshem te kuptoj se tek ne shqiptaret ka shume gjera qe shkojne keq e qe ne duhet te kuptojme pse gjerat shkojne keq e te mesojme nga gabimet e te korrigjohemi, perndryshe do na mbetet gjithmone vendi i fundit .

    2. T
      Toni

      O qen bir qeni,cka do te thuash ti me kete titull dhe me kete foto?

      1. P
        Pjeter mustaku

        Deshtimi i sateme! Per tipa si ty eshte shkruar ajo perralla e bretkockes qe fryhet.

        1. J
          John Qelbashi

          te fundit kudo, ne sport, arsim, shkence, arkitekture, ushtri, ekonomi. Bile dhe ne muzike, skemi marre 1 vend te dyte nefestivale. Komb kot. Deri tani na ka shpetuar rastesia, mund te mos na shpetoje me. Osa mire me qene shqiptar. Ptandaj Anglia eshte alarmuar nga Shqiptaret se i futim genin e deshtimit

          1. p
            perse s'i postoni Komentet o pederastet e halese

            sa bukur ymer baze ! shkrujn pederastet e janulles ktu cfar ja do bytja grekut kunder shqiptareve dhe ti kryperderasti halese Censuron komentet e Shqiptareve ! Perse ? Sepse kuptoni se jeni pederaste te peshtire me kto Shkrime dhe s'ju a mban bythe ate te Shqiptarit ? ptuuuuu putane .shko e qeiu me pederastet e hjnaulles o bajge fshati

            1. t
              tifozi

              Me vjen cudi me disa komente ketu me siper, qe shfryhen kunder artikullshkruesit. Ne fund te fundit, ai ka thene nje te vertete qe lidhet me deshiren e individit, interesi i te cilit dominon mbi ate te shumices. Nga njera ane, Kosova konsiderohet prej shqiptareve si krahine shqiptare. Do te kishte qene me e drejte qe kampionati shqiptar te ishte bashkuar me ate te Kosoves dhe te kishim dale me nje perfaqesuese te vetme. Nese te tere ne, ne te dyja anet e kufirit qe Europa na ka vene, i falemi te njejtit flamur, atij kuq e zi, atehere duhet te kemi nje perfaqesuese te vetme me djem nga te tera trevat shqiptare. Faktori kryesor qe ka shkaterruar bashkimin pan-shqiptar eshte se ne krye te federatave respektive kane ardhur idjote, qe e kane mendjen te mbushin egon dhe xhepat e tyre se sa idealin kombetar.

              1. N
                Na mbyten

                Po mire o gazetar po kina 1 miliarde banore e cila nuk ka shkuar asnjehere ne kupe te botes mos eshte e deshtuar a?

                1. V
                  Vorio epirioti

                  Shqiptaret duan me shume....Italine....Gjermanine....Angline apo Brazilin sesa Kombetaren e tyre....popull b....q...e legen....si thane...serbet e greket.....ndajini ate popull injorant se nuk eshte per asgje...vetem per bela ne kete Gadishull.....dhe kkanepasur shume te drejte....

                  1. s
                    shqip

                    Ne fakt, me b...q e legen je ti me ato qe shkruan. Dukesh se je shqipfoles, por ke zgjehdur te hash mut ne grazhdin e 300 evrovisteve.

                  2. F
                    Fisnik

                    132 shtete anëtare të FIFA kurrë nuk janë kualifikuar për një kampionat botëror. As India miliardëshe.

                    1. P
                      Pesimisti

                      Ne jemi nje vend i vogel dhe eshte normale qe dhe resurset dhe mundesite jane ne perqindje minimale per te patur sukses.Kjo varet nga zhvillimi dhe tradita.Sporti jone ne pergjithesi ka qene ne shumicen e kohes amatore profesionalizmi eshte futur me vonese por me nje te keqe te madhe duke zhdukur infrastrukturen e krijuar per sportet ne shkolla dhe duke zhdukur terrenet per ndertime.Qe te kesh sukses nuk duhen vetem parat por edhe njerzit pasionante qe me thene te verteten mungojne sepse ai qe ka parane nuk i intereson ti cajne dhe trapin per investimet e veta.Kjo duket qarte ne shume ekipe shqiptare nga presidente qe nuk dinin cfare forme kishte topi i futbollit.Keta kerkojne sukses te shpejte dhe mundohen qe te investojne per kete sukses duke abuzuar me cilesine dhe duke i hapur rruge abuzimit te paster duke blere ne menyre korruptive rezultatin.Tani kjo eshte bere rruge dhe eshte shume e veshtire te ndalohen pa nje reforme totale duke ngritur strukturat perkatese duke filluar me klasat sportive ne shkolla.Ne krye te vijne njeres te sportit dhe jo derra qe kane vetem leket dhe arrogancen.Vetem njersit e sportit mund te zhvillojne ate.

                      Lini një Përgjigje