Fitorja e Arabisë kundër Argjentinës, gëzon edhe Italinë

22 Nëntor 2022, 15:24Sport TEMA

Fitorja e Arabisë kundër Argjentinës, gëzon edhe

Humbja e pabesueshme e Argjentinës ndaj Arabisë Saudite në ndeshjen e parë të Grupit C e bën Italinë të buzëqeshë më shumë.

Humbja e papritur i Messit dhe shokëve të tij në debutimin e tyre në Kupën e Botës 2022 në Katar ka ndërprerë në fakt serinë e tyre të ndeshjeve pa humbje në 36, e cila filloi në korrik 2019: rekordi për një përzgjedhje kombëtare mbetet si rrjedhim tek formacioni i Mancinit, i cili e ngjiti atë në 37 midis tetorit 2018 dhe shtatorit 2021.

Seria pozitive filloi me barazimin 1-1 kundër Ukrainës në një ndeshje miqësore dhe përfundoi dy vjet më vonë me eliminim kundër Spanjës në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve. Në mes, natyrisht, edhe triumfi në Euro 2020.

Megjithatë, Albiceleste mbetet i dyti në këtë renditje speciale, i ndjekur nga Algjeria e Belmadi (2018-2022), Brazili i Parreira dhe Zagallo(1993-1996) dhe Spanja e Aragones dhe Del Bosque(2007-2009), të gjitha me nga 35 ndeshje radhazi pa pësuar disfatë.

Lini një Përgjigje