Menaxheri i njohur shqiptar tregon bisedën me Xhakën: Do bëjmë surprizë me Brazilin

22 Nëntor 2022, 10:38Sport TEMA

Menaxheri i njohur shqiptar tregon bisedën me Xhakën: Do

Anglia e nisi në mënyrë të furishme rrugëtimin e saj në Kupën e Botës. “Tre luanët“ mposhtën me rezultatin e thellë 6-2 Iranin, duke e kthyer në një festë të vërtetë ndeshjen e parë në këtë Botëror. Kombëtarja e Anglisë ka paralizuar gjithë aktivitetet në Britani, teksa e gjithë vëmendja është kthyer te paraqitja e saj në këtë kompeticion madhor.

Mario Cenolli ka treguar në një lidhje direkte me emisionin “Botërori Katar 2022“ në “Ora TV“ mënyrën se si është përjetuar fitorja e anglezëve. Menaxheri i njohur shqiptar që jeton në Londër ndau me teleshikuesit një detaj interesant, teksa tregoi se shkollat ndërprenë mësimin për 1 orë e gjysmë vetëm për të ndjekur ndeshjen e Anglisë kundër Iranit.

Më tej Cenolli ka rrëfyer edhe kontantet ke Granit Xhakën, i cili i ka premtuar surprizë kundër Brazilit.

“Pak a shumë Anglia e priste një fitore me një ekip si Irani. Por ajo që nuk prisnin ishte rezultati i tillë. Kishte kohë që Anglia nuk fitonte me një rezultat të thellë ndeshjen e parë të Botërorit. Tifozët këtu e festua nëpër pub-e dhe pinë birra. Të gjithë i kanë lënë punët.

Madje mua dje më erdhi një e-mail i vajzës që sot në orën 13:00 do të kishte 1 orë e gjysmë pushim, pasi do të ndiqnin ndeshjen e Anglisë. Kë shikon në gjysmëfinale? Anglinë, Brazilin, Argjentinën dhe Zvicrën, sepse kam mikun tim aty, Granit Xhakën.

Fola sot me të, pasi më dha akreditimin e biletave. Do të shkoj ta shoh në Katar. Ndihet mirë. Më tha: ’Shiko, sepse do bëjmë një surprizë ndaj Brazilit’“, ka thënë Mario Cenolli.

Lini një Përgjigje