Surprizën e madhe e bën Arabia Saudite. Argjentina e nis me një humbje të hidhur edhe pse me Lionel Messin në fushën e lojës.
2 herë kampionët e botës pësuan një disfatë shumë të rëndë në ndeshjen e parë të Kupës së Botës edhe pse kaluan të parët në avantazh që në minutën e 10 me numrin 10.
Bardhekaltërit e ulën ritmin dhe më pas toleruan duke pësuar dy gola të pabesueshëm, fillimisht në minutën e 49 S. Al-Shehri dhe më pas S. Al Daësari 4 minuta më pas.
Shuplakë e fortë për skuadrën e Lionel Scalonit, i cili duhet të bëjë llogaritë me një humbje që mund ta lejë jashtë fazës tjetër.
Në grupin C bën pjesë edhe Meksika e Polonia që mund të shkaktojnë probleme në rrugën e Argjentinës që ndeshjen e dytë do ta luajë përballë Kombëtares së Meksikës.
Të rroje bixhozi. Zot sa miljarda dollare kane fitue sote kompanit e bixhozi.
Lojtaret e argjentines ishin me Arabine prandaj i nxori 4 veta njeheresh trajneri. Luanin me keq se Shqiperia
Mos u merzisni.Mesi propozohet per topin e arte.Kur krahasojne Mesin me Maradonen eshte me ik me vrap.
Shume e vertete , kushedi sa leke jane hedhur per fitoren e argjentines dhe i dogji njerzit kudo ne bote me kete rezultat
ARGJENTINA 1:2 BLLOFOI, DHE NJË ÇEK TE MAJME NGA SHEIKET SAUDITË FITOI.