Nuk kënduan himnin, trajneri i Iranit i del në mbrojtje ekipit

22 Nëntor 2022, 11:56Sport TEMA

Nuk kënduan himnin, trajneri i Iranit i del në mbrojtje ekipit

“Këta djem duan të luajnë futboll, mos u jepni leksione apo moral”-tha trajneri i Iranit, portugezi Carlos Queiroz,duke u dalë në mbrojtje lojtarëve të tij, të cilët u kritikuan nga një pjesë e tifozëve se nuk e kishin kënduar himnin në ndeshjen kundër Anglisë në solidaritet me protestuesit iranianë.

“Kushdo që nuk dëshiron t’i mbështesë këta djem duhet të qëndrojë në shtëpi.

Ne kemi mendimet tona dhe i shprehim ato kur mendojmë se është e drejtë.

Këta djem duan të luajnë për njerëzit e tyre. Por ata janë djem dhe kjo atmosferë peshon.”-tha Queiroz.

Lini një Përgjigje

Blog Tema