Rasti i parë dhe historik për futbollin shqiptar, klubi i kuq hap kanalin televiziv "Partizani Channel"

22 Nëntor 2022, 17:07Sport TEMA

Rasti i parë dhe historik për futbollin shqiptar, klubi i kuq hap

Për herë të parë në Shqipëri, një klub futbolli do të hap një kanal televiziv, dedikuar gjithë aktivitetin që kryen, duke nisur që nga ekipet e moshave, ekipi i femrave, e deri tek skuadra e parë.

Bëhet fjalë për klubin e Partizanit që bëhet ekipi i parë në Shqipëri që realizon këtë projekt të madh, që do i pëfshi të gjithë deri tek tifozët e kuq.

Ditët në vijim do të jetë vetë presidenti Gaz Demi që do firmosë kontratën me kompaninë TIBO dhe do jap detaje nga ky projekt i jashtëzakonshëm.

NJOFTIMI

Për herë të parë në Shqipëri, një Klub Futbolli hap televizionin e tij dhe këtë e bën FK Partizani. 

Një tjetër projekt i presidentit Gazment Demi, i cili bëhet realitet në bashkëpunim me TIBO Media Partner dhe presidentit të saj Adnand Mahmuti. 

Tashmë klubi ka një kanal televiziv ku do të mund të transmetojë që nga ndeshjet e ditëve të sotme e deri tek ato të viteve të shkuara, por pa lënë mënjanë sfidat e ekipeve të moshave, ekipit të femrave si dhe intervista të veçanta me protagonist aktual por edhe figura të shquara të " Klubit Legjendë"...

Ditët në vijim pritet edhe ceremonia zyrtare e hapjes së Partizani Channel ku dy presidentët do të nënshkruajnë marëveshjen mes tyre.

Në bashkëpunim me platformën TIBO, në kanalin 216 të saj, tifozët e kuq mund të ndjekin gjithçka që lidhet me FK Partizanin 24 orë në ditë. Shumë shpejt do të ketë edhe emisione të dedikuara ku edhe vetë tifozët do të jenë pjesë ... Sepse ne jemi një familje e madhe! Familja e kuqe ...

P.M.T.P.

#partizanichannel

#tibo #216

2 Komente

  1. E
    Ernest

    i takon nje klubi te madh si Partizani te kete kanalin e vet televiziv Bravo Gaz Demi!

    1. T
      Tibo platforme piraterie

      Urime Partizanit, por kane zgjedhur platformen e gabuar. TIBO eshte platforma qe perdor piraterine televizive ne 70% te saj. Ka nje seri gjyqesh me stacionet e TV shqiptare dhe jo vetem. TIBO se shpejti do mbyllet.

      Lini një Përgjigje

      Blog Tema