Antony Blinken kritikon ashpër FIFA-n

22 Nëntor 2022, 18:28Sport TEMA

Antony Blinken kritikon ashpër FIFA-n

Kryediplomati amerikan Antony Blinken kritikoi të martën një vendim të Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA-s) për të kërcënuar me kartonë të verdhë ata futbollistë që vendosin në krahë shirita në mbështetje të gjithëpërfshirjes dhe kundër diskriminimit, gjatë ndeshjeve në kuadër të Kupës së Botës.

Në një konferencë shtypi së bashku me homologun e tij të Katarit, sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se kufizimet në lirinë e shprehjes përbëjnë gjithmonë shqetësim.

Në një fushë futbolli tha ai, askush nuk duhet të detyrohet të zgjedhë mes mbështetjes së këtyre vlerave dhe lojës për ekipin që përfaqësojnë.

FIFA nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment lidhur me deklarata e zotit Blinken.

Të hënën disa orë përpara se lojtarët e parë të dilnin në fushë me shirita në krahë në mbështetje të fushatës “One Love”, një fushatë në mbështetje të komunitetit LGBT, FIFA paralajmëroi se do t’i ndëshkonte ata me kartona të verdhë.

Të hënën asnjë lojtar nuk mbante shirita të tillë, megjithëse shtatë ekipe evropiane kishin njoftuar se kishin në plan ta bënin këtë gjë. Falë një kompromisi të arritur paraprakisht me FIFA-n, futbollisti anglez Harry Kane, mbajti gjatë ndeshjes me Iranin një shirit ku shkruhej “No discrimination”, “Jo diskriminimit”.

Zoti Blinken mbërriti në Katar të hënën, ku vizitoi një program futbolli për të rinjtë të lidhur me Kupën e Botës. Ai më vonë ndoqi ndeshjen mes SHBA-së dhe Uellsit.

Ndërsa kritikoi hapur FIFA-n, zoti Blinken ruajti një ton më të matur ndaj Katarit. Vendi i pasur me naftë në Lindjen e Mesme është kritikuar përpara turneut për trajtimin e punëtorëve migrantë si dhe ndjekjen penale të përfaqësuesve të komunitetit LGBT.(VOA)

5 Komente

  1. D
    Duka

    Mos eshte edhe vete kombisht ky amerikani por nuk ka faje se eshte mesuar ti fusi hundet dhe atje ku nuk i takon.

    1. a
      anti25642654censurë

      shko mor shkërdhatë!! ku di ti o bq se çdo të thotë të jesh i lirë! ty të hoqën zinxhirin!? nuk di ku të shkosh!

      1. E
        Eh c'na gjeti. Do merremi dhe me budallenjte...

        Po ti o i shkrete, e ndjen vehten te lire...???

      2. L
        Lerine te tjeret ne kuturen e tyre - Pse doni ti d

        Amerikoni eshte vete LGBTQ (po, po eshte e vertete) dhe kerkon t'ia imponoje popujve te tjere ate qe ai dhe vendi i tij mendon se eshte e mire per nje shoqeri. Keta kerkojne te tjeret te besojne cfare mendojne ata. Leri ore ne kulturen e tyre. Ti vazhdo me kulturen tende, bej c'te duash, sakatoji te rinjte e te rejat me heqejn e organeve me operacione, me hormone, me implante gjoksi e prapanice. Seksi ka nje percaktim natyror bazuar ne gjenet XX (femrat) dhe XY (meshkujt) ne kromozomet e tyre. Te gjitha te tjerat jane lojra njerezish. Cfaredo qe t'a transformosh veten nuk mund te ndryshosh dot strukturen gjenetike te personit, ashtu sic e ka krijuar natyra.

      3. T
        Teo

        Haha sekretari amerikan.merret me ceshtjen e bqirave... Keta Kan pjerdh krejt qe NGA bideni ,Harris e Der te I fundit. Shif.kur ta quajn FIFA dhe Katarin white supremacist,trumpist etj etj.

        Lini një Përgjigje

        Blog Tema