Armando Broja u përgjigjet anglezëve rreth debatit për emigrantët shqiptare

2 Nëntor 2022, 16:48Sport TEMA

Armando Broja u përgjigjet anglezëve rreth debatit për

Armando Broja ka folur për kohën e paktë në fushë me Çelsin në këtë sezon dhe zërat për largimin e tij në verë.

21-vjeçari nga Shqipëria kishte tërhequr vëmendjen e disa klubeve, por ai zgjodhi që të qëndronte në “Stamford Bridge”, duke nënshkruar një marrëveshje të re gjashtëvjeçare me “blutë” e Londrës.

Sipas sulmuesit kuqezi, Chelsea është klubi i tij i fëmijërisë.

Ai ka shënuar vetëm një gol në këtë sezon kundër Uolves, pas 14 ndeshjeve të luajtura e në total është aktivuzar për 272 minuta.

Në konferencën për shtyp në krah të trajnerit Graham Poter përpara takimit të Ligës së Kampioneve ndaj Dinamos së Zagrebit, sulmuesi kuqezi foli edhe për një diskutimet në Britani për emigrantët shqiptarë:

“Gjithnjë më ka pëlqyer të them që jam krenar që jam nga Shqipëria. Nuk kam shumë informacion për këtë, por mund të flas vetëm për veten time dhe jam krenar që jam nga aty dhe është një vend fantastic”.

Sulmuesi i Chelsea tha se skuadra do të futet në fushë për ta fituar sfidën ndaj Dinamos së Zagrebit, por parashikon një përballje të vështirë me kroatët që po luftojnë për një vend në Ligën e Europës.

4 Komente

  1. T
    Taku

    I lumte atdhetarit me shume talent z. A. Brojes.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Taku

      I lumte atdhetarit me shume talent z. A. Brojes.

      Përgjigjjuni
      1. I
        I nderuar A.Broja, djalosh Shqiptare

        Nji keshill nga Dikush qe te do te miren si Shqiptare . - Mos nderhy me dhe mos merr pjes ne te tilla Debate e akoma me pak ne ato Politike ,sepse nuk eshte kjo fusha jote dhe se do kishte efekte jo Pozitive per karieren tende . Nuk zgjidh asgje me kto deklarata me Putanen Politike .Nuk i ndal dot Llapat e Politikaneve qe ushqehen nga Lobet Antishqiptare ,kur dihet qe ai eshte Sporti i Putanave parazite ,Politikes . - Te duam te shikojme ne majat e Futbollit prandaj bej mutin gjithckaje Politike sepse paguhen Parazitet per kte fushe . _____Te uroj shume suksese dhe shenishe sa me shume Gola Armando Broja ,sepse keshtu i sherben me mire Shqiperise e shqiptareve . Zoti qofte me Ty ...

        Përgjigjjuni
        1. G
          Gazetari

          me duket se nuk di te lexosh, ai nuk tha gje, e pyeten dhe tha "nuk kam informacion por jam krenar qe jam shqiptar"...mos u nxito se ka te tjere qe e keshillojne

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje