
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvio Mendes Campos Junior feston sot ditëlindjen e tij të 49-të dhe në këtë ditë të shënuar ka ardhur edhe urimi i Presidentit të FSHF-së, Armand Duka.
Në mesazhin e tij Presidenti Duka i uroj teknikut brazilian një jetë sa më të shëndetshme si edhe sa më shumë suksese në stolin e Kombëtares shqiptare në këtë rrugëtim të nisur ndërkohë në kualifikueset e Euro Gjermani 2024.
“Gëzuar ditëlindjen Sylvio Mendes Campos Junior! Në këtë ditë të veçantë për trajnerin e Kombëtares dua t’i uroj në emër të FSHF-së dhe komunitetit të futbollit shqiptar, jetë sa më të gjatë e të shëndetshme, si edhe sa më shumë fitore e rezultate pozitive në rrugëtimin tonë drejt finaleve të EURO Gjermani 2024! Edhe 100 Silvinjo!”, – shkruan Presidenti i FSHF-së në mesazhin e tij.
Bravo Duka dhe urime per rizgjedhjen ne komitetin drejtues te UEFA
sa te jete Duka kombetarja jone vetem vendin e fundit te zere
Si do kualifikohesh, or trap kur nuk ke futboll. Ata qe vine nga jashte nuk jane perfaqsues te emigracionit, jo te shqiperiae.
Kjo behet duke luajtur fotboll me lojtar aktiv Jo lojtar stoli ooo duka tranjeri eshte kote Kur ka lojtar stoli Po Ben mire tallur ti