Armando Duka zbulon të ardhmen e Silvinjos: I thashë ke apo s’ke energji për të udhëhequr Shqipërinë, por ai më tha…

17 Prill 2026, 12:33Sport TEMA
Armando Duka zbulon të ardhmen e Silvinjos: I thashë ke apo s’ke

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, është shfaqur sot para mediave për një bashkëbisedim me gazetarët dhe aty ka zbuluar se si është situata me trajnerin e Kombëtares, Silvinjo dhe nëse pritet rinovimi i kontratës me të.

“Padyshim që prisnim më shumë dhe sipas meje edhe meritonim më shumë. Me atë që dhamë në fushë në Poloni, kompeticoni në përgjithësi ka qenë i mirë, në total, kualifikueset në grup, padyshim që kishte edhe ndeshje në të cilat nuk kanë qenë në pritshmëritë tona. Gjatë rrugëtimit të kualifikuesve, kishte paraqitje shumë të mirë ndaj kundërshtarit direkt, se ishte objektivi ynë për të qenë të dytët në grup, ndërsa kemi vuajtur me Lituaninë. Me Anglinë, shumë skuadra në Europë kanë të vështirë të kenë performancë të mirë, por në “Air Albania” ishte mirë. Kualifikueset për mua ishin të suksesshme, për ta shtyrë për ta lidhur me trajnerin e  stafin, janë më të mirat e historisë, në Europian ishin të parët në grup, në Botëror të dytët, që nuk ka ndodhur asnjëherë me parë. Padyshim dëshironim të shkonim në Botëror, mund të shkonim nga ajo ndeshje, ta provonim fatin.

Por duke u nisur nga kjo lloj minianalize, unë kam biseduar me trajnerin e ekipit menjëherë pasi jemi kthyer nga miqësorja torturuese me Ukrainën se të gjithë ishim të plagosur, ne më shumë se Ukraina, se ata nuk e kishin ndjerë sa ne. Dhe i kam thënë të njëjtat gjëra që sipas meje rrugëtimi i këtyre viteve është pozitiv. Por, një trajner e ndjen vetë dhe duhet ta ndjejë, një profesionist duhet ta ndjejë vetë nëse mund ta udhëheqë një skuadër. Ky është një pozicion që të konsumon, lojtarët nuk janë të lumtur kur nuk thirren, të ruash ato balanca, të kesh fuqi e akoma energji, e ndjen më shumë ai që është në drejtim. E kam pyetur si e ndjen veten, nëse e udhëheq përsëri këtë skuadër apo jo. E kam detyrim që të jem transparent dhe po i them bisedat siç i kemi bërë me trajnerin. Ai më ka pyetur “Si e mendon ti?”. Në këndvështrimin tim ke energji akoma i thashë. Ai do marrë kohë për ta menduar dhe për të më dhënë përgjigje. Nuk do të thotë që nëse thotë po, ne do të ofrojmë një kontratë të re. Por do të vendosim para ndeshjeve të qershorit nëse ne do vazhdojmë me trajnerin apo me një tjetër.

Mbase kontrata duhej të ishte deri në mars në fund të play-off, por ne kishim rënë dakord që në nëntor e padyshim mund të kishte qenë ndryshe. Nuk mund të bënim kontratë deri në mars se do ishte demotivuese për skuadrën. I jepnim mesazh që nuk shkojmë në Botëror, ndaj kontrata e trajnerit është deri pasi të përfundojë Botërori. Diferencat janë shumë të vogla dhe përgatitja psikologjike e besimi te fitorja është ndër gjërat më të rëndësishme. E para është të bindësh veten që mund të arrijmë e pastaj ta çojmë te të tjerët”, tha Duka.

26 Komente

  1. M
    Muci

    Silvinjo eshte traineri me i mirei te gjitha koherave ne rezultare . De Biazi na coi ne Euroian por ju dha tre pikeshi ne Beograd e doli i dyti ne grup ndersa Silvinjo doli i pari ne grup . De Biazi eleminatorete boterorit deshtoi keq kurse Silvinjo doli i dyti ne grup dhe ne play off nuk pati fat se nuk e meritoi humbjen m.gj. S ne fushe kundershtare . Suksesi matet me rezultate . Per mua e meriton te rrije dhe keto eleminatore

    Përgjigjjuni
    1. n
      nacionalisti

      Muci, nuk eshte fiks keshtu si thua zotrote, E PARA dhe me E RENDESISHMJA, De Biazi nuk pati fatin kete kete grup te talentuar, De Biazi, mezi ndertoi nje ekip, duke pasur Canen qe beri te mundur te vinin nje e nga nje disa futbolliste shqiptare nga kosova, Xhaka, Meha, Kukeli, Abrashi, Gashi, Berisha, etj etj, dhe ekipi vit pas viti u konsolodiua. Silvinjo ka grupin me te mire qe ka pasur kombetarja jone ne futboll, me lojtare qe luajne ne kampionate serioze dhe jo ne lige te dyte. Ne kohen e De Biazit 70 perqind e lojtareve luanin ne liga te dyta. E DYTA ne shortin qe kishim per Europian me DeBiazin koke grupi ishte Portugalia, mos mendo ti, qe ne do dilnim perpara Portugalise ?

      Përgjigjjuni
      1. K
        Koklopa

        Ti e meriton te jesh trainer i ardhshem i kombetares .

        Përgjigjjuni
        1. n
          nacionalisti

          une se meritoj, ndoshta dikush tjeter, por nese do isha une trajneri i kombetares do luaja me Mucin dhe Mehmetin sepse keta te dy kete sezon kane 26 gola dhe 18 asist, gjitashtu do fusja Ramadanin sepse Ramadani eshte rekordmen ne Itali per minutat dhe kilometrat e luajtura, nuk do luaja me Asllanin qe ka luajtur kete sezon 30 minuta dhe Beshiktashi para 3 ditesh tha jap vetem 5 milion per kete futbollist. Nuk do fusja Pilon qe e kam grumbullu per here te pare dhe direkt e fus ne ndeshjen e pare gjithashtu do e kisha me shume rezerva (me gjithe simpatine qe kam per te) aktivizimin e Bajramit sepse ka luajtur 60 minuta gjithsej dhe shpesh i shef ndeshjet e ekipit te vet nga tribuna etj etj etj... pra po te isha une trajner do beja vetem nje gje, shume te thjeshte qe thoshte De Biazi ne kohen e vet sa here e pyesnin gazetaret per lojtare te ndreshem: ME KOMBETAREN LUJAN AI LOJTAR QE LUAN ME EKIPIN E VET

          Përgjigjjuni
      2. S
        Sancho

        De Biasi dolibi treti, pas Spanjes dhe Italise per boteror. Nuk ka asnje trajner qe na nxjerr neve perpara ketyre ekipeve.

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bujar Kanapari

          Selvijo eshte trajner me i mire se Reja, vetem kaq. Ka mbyllur ciklin. Selvijo ka deshmuar se eshte frikacak, nuk i merr maksimumin skuadres. Ka probleme me moralin. Berisha, Ismaili dhe Cikalleshin ishin nder kontribuesit kryesor qe na çuan ne Gjermani. Dy te pareve nuk u dha asnje minute, ndersa Cikalleshin Uzunin dhe Baren nuk i grumbulloi. Edhe De Biazi luante me sistem mbrojtes, me forca te pakta ne sulm, por nga ana profesionale specialistet nuk diktonin gabime te rendesishme. Duhet te largohet, edhe pse objektivat i ka realizuar. Skuadra ka nevoje per nje trajner tjeter. Mendoj se Hasi do te ishte nje zgjidhje e mire sepse e njeh skuadren dhe mentalitetin shqiptar. Trajner ishfutbollista me emer qe nepermjet Shqiperise kerkojne te rriten, me mire te vazhdoje ky qe eshte.

          Përgjigjjuni
        2. k
          koli

          ky sulltani i fshf nuk kupton qe ai nuk do mendoher por do kerkoje ndonje ofeete tjeter me te mire dhe nese nuk gjen do thote po .Silvinjo ka mbaruar pune me shqiperin duhet te kishte ikur me kohe

          Përgjigjjuni
          1. H
            Hajt shnet.

            Silvinjo mbaroj pun qe pa ardhur. Nuk me duket se beri ndonje gje per tu lakmuar qe te rri ose te rrinte. Shiko marketin, bej studimin dhe mer tranier tjeter. Trajner te tjer kan dhen doreheqje vet qe kur kan par puna e tyre nuk prodhoj. Pse duhet te rri kur mund te ket ose gjesh me mir. Pse jo dhe trajner Shqiptar ose Kosovar.

            Përgjigjjuni
            1. K
              Kot fare

              Nuk te kuptova . Ore tjetri te kualifikon 2 here dhe nuk ben ? Ku jetoni ju ne Gjermani apo Angli apo France? Ore pyka kur objektivi arrihet mos ja fusni pordhes me kete ambient te pjerdhur jam I bindur qe nuk rinovon marrim nje shqiptar dhe fillojme ta shajme me liber shpie si gjithmone dhe shkojme pre lesh.

              Përgjigjjuni
          2. T
            Tifozi kuq e zi

            Silvinjo ka merite per 5 ndeshjet kualifikuese te EuropjanitE shkaterroi punen e vet me rreshtimin e ndaj Bjellorisise e ishujve Faroe.Be Uropian i shkaterroi listat e futbollisteve kryesore.Ne eliminataroret per botirerire nuk me Silvinjio!?

            Përgjigjjuni
            1. k
              kristi

              Selvinjo duhet te largohet. Me Polonine ka shume kusure. Them se ishte krejt faji i tij. Nuk mund te krahasohet fare me De Biazin. De Biazi duhet te rikthehet. Ka gjithe besimin tone dhe Duka nuk duhet te hezitoje.

              Përgjigjjuni
              1. e
                epo

                Ore zoteri fol vetem per vete.Meqe ke ti simpati ti per DeBiazin nuk do te thote qe edhe te tjeret te mendojne njesoj si ti. Pershembull shko dhe shiko statistikat e ndeshjeve te DeBiazit.Shumicen e ndeshjeve e luanim vetem ne mbrojtje.Kishte shume ndeshje qe nuk benim as edhe nje gjuajtje ne porten kundershtare dhe cdo gjuajtje e kundershtareve ne porten tone perfundonte ne gol. DeBiazi e mbylli historine e tij me Shqiperine dhe nuk ka pse te rikthehemi tek ai kur ka trainiere me te mire se ai qe mund te drejtojne Shqiperine.Perfshi ketu edhe shqiptaret Hasi e Daja.

                Përgjigjjuni
              2. E
                E VERTETA

                Silvinjo duhet te largohet bashke me KOKELOPEN qe perdor kombetaren per ofiqet e veta. Gjeja e fundit qe i intereson eshte suksesi i kombetares pasi ka krijuar nje grup kamikazesh qe shesin ndeshjet qe te mbushe xhepat KOKELOPA.

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Koklopa

                  Une mendoj qe ti duhet te jesh trainer i ri i kombetares . Ik mer trap laj pjatat se 2 milion shqiptare jeni njeri me kopetent se tjetri

                  Përgjigjjuni
                  1. E
                    E VERTETA

                    Se kush eshte TRAPI ne gjithe kete histori duket kilometra larg ,por nuk ja vlen te humbasesh kohen me njerez si puna jote. E fitove supen dhe per sot nga KOKELOPA E PANGOPUR.

                    Përgjigjjuni
                2. P
                  Poshtë bythqirat Duka

                  Armando Duka dhe tekniku Brazilian të shporren nga kombëtarja shqiptare e futbollit. Kontrata e tranjerit të kombetares ka qënë për pjesmarrje në botëror 2026 dhe jo të humbi 4 ndeshjet e fundit rradhazi. Duka dhe Silvinjo të kthejn lekët e kontratës mbrapsht pasi kanë mashtruar me premtimet e tyre. Në rënditjen e fifa's jemi më keq se në vitin 1990, dhe Kosova po na afrohet në cilësi loje, ku pati sukses dhe më të lartë në ndeshjet kualifikuese.Sentimentet për meshkujt brazilian, Duka i fshf-së t'ja shpreh familjarëve të tijë. Nuk paguajm taksa për dikë që s'ka siguri në vetvete. Silvinjo mendon që jan lojtarët budallenj, ndërsa tifozët thonë që është Silvinjo i pa aftë. Ndaj e ha bukën kot dhe e merr rrogën kot që prej humbjes me Çekinë.Bosnja mundi Italin, ndërsa Silvinjo I Dukës çmëndej kur bënim gol me Andorën. Nuk do presim të fitoj me Licenshtein we ti japim të drejt kok-lopës Duka.

                  Përgjigjjuni
                  1. N
                    Na mbyten gomeret

                    O kokebole pse je kaq koke bole kjo eshte pyetja? Do shkoje ne boteror me kete ekip ku vetem dy jane lojtare qe luajne ne ekipet e tyre dhe ato nga mesi i renditjes te tjeret te cunguar dhe ky trajner ka mare maksimumin o bole ka marre maksmumin o bole e do prape?

                    Përgjigjjuni
                  2. D
                    Dr

                    Saktë dhe qartë. Bisedë shumë e sinqert. Sylvinjo e mundi Serbinë. Duhet të vazhdon. Një trajner tjetër me përvojë nuk do të thotë se ka qeni diku shumë i sukseshëm dhe këtu do të jetë i mirë. Shumë faktorë të jshtëm dhe të brendshëm ndikojnë në punën e trajnerit.

                    Përgjigjjuni
                    1. H
                      Hajt shnet.

                      Se gjithe pikesynimi ishte ndeshja me Serbin?? O mendje shkurter, se DR nuk te them dot..

                      Përgjigjjuni
                    2. E
                      Edi

                      Largoheni kete trajner dhe as mos e pyesni se a ka energji apo jo se nuk vlen energjia e frikacakut ose e lepurit me mire te them! Merrni nje shqiptar dhe mbylleni kete muhabet.

                      Përgjigjjuni
                      1. M
                        Ms.

                        Silvinio dhe te tjeret , para dhe pas tij , do vine e do ikin , Po KY Sali Berisha I futbollist , A. Duka , I ngulur aty prej zancausheve ne kohen kur ata percaktonin konturet e shtetit dhe perfaqesonin Shqiperine ne takimet e niveleve supreme ( Z. Caush - me kryeministrin Italian ) , kur I bie te iki ?!?!?!

                        Përgjigjjuni
                        1. F
                          Foni

                          Kujdesu zoti Duka, kujdesu për kombëtaren, është e vetmja gjë që të justifikon për pozicionin që ke nga ku nuk ka burrë nëne, e po të perifrazonim kryeministrin tonë "bir kurve" që të shkul nga ajo karrige. Sa për kampionatet kombëtare hiç mos e rruaj. Dhe ke të "drejtë", përse të shqetësohesh kur askush nuk të vjen nëpër ndeshjet e tij për t'i parë?Ajo që ka rëndësi dhe t'i e di më mirë se kushdo, mos harro të dalësh për një shëtitje argëtuese me kryeministrin në kohë fushatë elektorale, paraqisni projekte që i ka zënë pluhuri që kur nuk mbahet mënd dhe vihuni në garë se kush do gënjejë më shumë, ti apo Rama.

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            Tifozi plak

                            Ne fakt pietja eshte me vend qe i ka bere Duka .Kjo eshte pozite teper stresuese e konsumuese per ata qe mbajne sidomos kur ke te besh j mi e lojtare cope cope e ne numer te pakte .Por eshte nje pergjigje qe nuk i takon dukes por trainerit dhe stafit .A e kane nijetin te fillojne nga e para ?a jane ende te paanshem ne gjykim apo kane rene ne dashni me lojtaret ?

                            Përgjigjjuni
                            1. T
                              Tifozi plak

                              Ne fakt pietja eshte me vend qe i ka bere Duka .Kjo eshte pozite teper stresuese e konsumuese per ata qe mbajne sidomos kur ke te besh j mi e lojtare cope cope e ne numer te pakte .Por eshte nje pergjigje qe nuk i takon dukes por trainerit dhe stafit .A e kane nijetin te fillojne nga e para ?a jane ende te paanshem ne gjykim apo kane rene ne dashni me lojtaret ?

                              Përgjigjjuni
                              1. T
                                Trainer Selami Jeniceri

                                ...zgjedhja ideale per futboll modern

                                Përgjigjjuni
                                1. "
                                  "BOHOTINA"

                                  I pari duhet te ikesh ti Duka. Boll eshte boll. Deri ne 2028 e ke te sigurt. Po deri atehere behen plot 26 vjet. Nuk ke turp as nga xhaketa qe ke veshur. Largou se u qelbe...

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje