As Ëngjëlli nuk i bën derman Partizanit, Egnatia “rrëmben” një pikë, disfatë e Vllaznisë ndaj Erzenit

30 Janar 2023, 20:59Sport TEMA

As Ëngjëlli nuk i bën derman Partizanit, Egnatia

Erzeni ka thyer Vllazninë në “Niko Dovana”, me shifrat 3-2. Ndeshja nis malore për shkodranët, pasi e pësojnë në minutën e dytë pas një autogoli të Smajlit.

Shijakasit do gjenin golin e dytë në minutën e 34-të, Nonato realizoi, me të besuarit e Josës që nuk ndjekin aksionin (një top i nisur nga gjysma e fushës) pasi mendojnë se është offside.

Vllaznia zgjohet në pjesën e dytë me Malën, pas një rrëmuje në zonë, Mala dërgoi sferën në rrjetë.

Djemtë e Kapllanit vulosin përfundimisht fatin e ndeshjes në minutën e 76-të, me golin e Patrick Nonato, i dyti personal në këtë takim. Goli i Jonuzit në fund nuk do ndryshonte asgjë, pasi nuk premtonte. Vllaznia është e katërta, Erzeni renditet një pozicion më mirë.

Partizani vazhdon serinë e rezultateve jo të mirë në kampionat, vetëm 1-1 në shtëpi ndaj Egnatias.

Një nga episodet më të rëndësishme të ndeshjes vjen në minutën e 21-të, kur Sota fiton një penallti pas ndërhyrje të gabuar të Paulauskas. Cara bën më të vështirën, duke mos shënuar dot as nga 11 metrat.

Do ishte Ëngjëll Hoti që do krijonte iluzione fitorje te kryeqytetasit me golin e tij në minutën e 81-të, por fjalën e tij në këtë sfidë nuk e kishte thënë Dëamena. Skuadra e Colellas renditet në vendin e dytë me 31 pikë, 4 pikë larg kreut, ndërsa rrogozhinasit në vendin e pestë me 27 pikë.

Lini një Përgjigje