Avokati i Platini akuzon Infantinon: Komplot për të ndaluar Michel të bëhej president i FIFA-s

22 Qershor 2022, 13:53Sport TEMA

Avokati i Platini akuzon Infantinon: Komplot për të ndaluar Michel

Këto janë ditë vendimtare për Michel Platinin, i cili më 8 korrik, me sa duket, do të mësojë rezultatin e gjyqit që e sheh atë të akuzuar, së bashku me ish-presidentin e FIFA-s Sepp Blatter, për akuzat e mashtrimit, falsifikimit dhe menaxhimit të korruptuar.

E nga gjykata e Bellinzonës, ku po zhvillohet gjyqi, nga avokati i francezit kanë ardhur akuza të rënda kundër numrit 1 aktual të organizmit më të lartë të futbollit botëror, Gianni Infantino.

“FIFA dhe presidenti i saj Gianni Infantino kanë bërë gjithçka për të siguruar që prokurori federal të shkarkojë përfundimisht Michel Platinin, për ta penguar të jetë në gjendje ta sfidojë atë për vendin e numrit 1 në futbollin botëror”.

Kështu deklaroi Dominic Nellen, avokati gjermanishtfolës i ish-presidentit francez të UEFA-s, gjatë fjalës së tij para tre gjyqtarëve të Gjykatës së Bellinzonës, për gjyqin ndaj francezit dhe Sepp Blatter për pagesën e pretenduar të paligjshme të atëherë presidentit të FIFA-s për ish-Topin e Artë.

Sipas L’Equipe, në sallën e gjyqit të Bellinzonës po flitet edhe për dyshime për marrëveshje të fshehtë mes FIFA-s dhe gjykatësve zviceranë, të shfrytëzuar nga kampi i Platinisë për ta ‘politizuar’ këtë proces.

Platini është rikthyer në gjykatë këtë të hënë pas një jave mungesë, i ulur në rreshtin pas atij që zë Blatter dhe avokati i tij, Me Lorenz Erni. Ish-kampioni francez ka mbështetur gjithmonë tezën e një komploti kundër tij, ndaj dhe avokati i tij ka kërkuar shfajësimin e të gjitha akuzave ndaj tij.

Për Platini dhe Blatter janë kërkuar njëzet muaj burgim me pezullim të dënimit për mashtrim, shpërdorim detyre, menaxhim të padrejtë dhe falsifikim letrash me vlerë. Tashmë pritet përgjigja e Infantinos.

Lini një Përgjigje