Barcelona fiton Copa Del Rey, katalanasit festojnë ndaj Real Madridit në “El Classicon” e çmendur

27 Prill 2025, 01:06Sport TEMA
Barcelona fiton Copa Del Rey, katalanasit festojnë ndaj Real Madridit

Barcelona fiton Copa Del Rey. Ekipi i Flick mundi Real Madrid 3-2, në finalen e luajtur në Sevilla që zgjati 120 minuta.
Në pjesën e parë ritmi ishte mjaft i lartë, me katalanasit që treguan dëshirë të madhe lojë. Në minutën e 28-të, Yamal dhuroi asist për Pedrin, me këtë të fundit që me të djathtën mposhti portierin kundërshtar.

Los Blancos përmbysën sfidën në pjesën e dytë. Mbappe vendosi ekuilibrat, ndërsa Tchouameni ktheu gjithçka në favor të madrilenëve. Spektakli nuk kishte mbaruar, pasi Torres ndëshkoi Realin. Koha e rregullt përfundoi në barazim 2-2 ndërsa në shtesë emocionet do ishin edhe me të mëdha. Në të 116tën goli i Kounde i dha trofeun Barcelonës, i 32-ti në histori.

1 Komente

  1. K
    Kritiku

    Gazetar idiot, çfare do te thote "asist". Meso te shkruash ore idiot sepse me kete shkrim ti as shkollen fillore nuk duhet ta kishe kaluar. Na mbyten idiotet ne gazetari.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje