Basketboll/Jr NBA Albania, Invaders ngre titullin kombëtar për U14

2 Maj 2026, 11:10Sport TEMA
Basketboll/Jr NBA Albania, Invaders ngre titullin kombëtar për U14

Minnesota Timberwolves – "ProBasket Invaders" është shpallur ekipi kampion për moshën U14, në Shqipëri. Ata kanë mundur në finalen e madhe të luajtur të shtunën në mbrëmje në "Asllan Rusi", ekipin "Superior" me rezultatin e thellë 63 me 36.

Nën logon Jr NBA, ku çdo ekip shortohet nën emrin e një ekipi të basketbollit amerikan, kampionati luan i ndarë në 2 divizione, Lindje dhe Perëndim, përgjatë gjithë sezonit, për të kulmuar me Final Four.

Invaders mundën në finalen e Konferencës, ekipin e Marsit 59 me 43, ndërsa Superior fitoi me Royal, të gjitha këto ekipe të kryeqytetit.

Jaupaj, kapiteni i Invaders, fitoi së bashku me kupën edhe titullin si lojtari më i mirë i ndeshjes, ku spikati së bashku me Bitën, Nikollorin, Shehun, Shalsin, Çobon dhe Bushatin, duke shkuar lehtësisht tek koshi. Dy pjesët e para ishin më të ekuilibruara, me një epërsi të lehtë të Invaders, ndërsa në periodat 3 dhe 4, ata e thelluan ndjeshëm rezultatin, duke ngritur kupën dhe marrë unazën e kampionit.

Invaders, nën drejtimin e trajnerëve Mikel Serbo dhe Dea Nelaj, fitojnë këtë kompeticion të madh të basketbollit për moshën nën 14 vjeç, në një stadium të lojërave me dorë të mbushur si rrallëherë.

Lini një Përgjigje