VIDEO/ Histori emocionuese! Talenti shqiptar po shkëlqen në Amerikë, babai i tij përshkoi 2500 kilometra për golin e parë

30 Prill 2026, 17:10Sport TEMA
VIDEO/ Histori emocionuese! Talenti shqiptar po shkëlqen në

Historia e Adri Mehmetit është kthyer në frymëzim. Vetëm 17 vjeç dhe talenti shqiptar ka fituar vendin e titullarit te Nju Jork në MLS.

Në rrjetet sociale tregohet se babai i Adri Mehmetit udhëtoi me makinë nga Teksasi në Majemi, për të ndjekur pikërisht sfidën e Mehmetit ndaj Leo Mesit. Distanca është rreth 2500 kilometra, ndërsa duhen 22 orë me makinë për ta përshkuar.

Rezultoi një moment i veçantë më 12 prill, pasi Mehmeti shënoi golin e parë si profesionist ndaj Inter Majemit. Pamje të 17-vjeçarit me babain e tij në tribunë janë shpërndarë, ndërsa sfida kundër Leo Mesit do mbahet mend gjatë.

Mehmeti u bind nga SHBA, për të lënë Shqipërinë. Duke qenë se ka luajtur vetëm me moshat, ekziston mundësia që mesfushori të veshë sërish fanellën kuqezi në të ardhmen.

Mehmeti me babain e tij: (VIDEO)

1 Komente

  1. p
    pordhe me Turkish rigon.......

    Trump:ti cqihet verra Mohammedit.....

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje