Bravo Igli Tare! Fillimi perfekt i një Milani që premton shumë…

29 Shtator 2025, 14:43Sport TEMA
Bravo Igli Tare! Fillimi perfekt i një Milani që premton

Milanin e këtyre javëve e shikon dhe e kupton se ka rilindur. 4 fitore radhazi, vetëm një gol i pësuar dhe triumfi i madh ndaj kampionit të Italisë, Napolit… Ky nuk është thjesht fryt i punës së trajnerit, por edhe i strategjisë së drejtuesve. Në krye të këtij vizioni qëndron Igli Tare. Ky është tregues i një projekti që po merr formë. Një ekip i cili, pas shumë dyshimeve në verë, tani ka fituar identitet dhe besim.

Vendimi për t’ia besuar stolin kuqezi Allegrit ka rezultuar shumë i qëlluar. Një trajner me eksperiencë, që di ta menaxhojë presionin dhe ndërtojë ekipe me mentalitet fitues. Mbi të gjitha, është mjeshtër i stabilitetit taktik. Këtë po e sheh çdo javë në mënyrën se si Milani fiton edhe kur gjërat komplikohen.

Po aq goditje e madhe ishte afrimi i Luka Modric, i cili edhe në moshën 40-vjeçare po jep ekuilibër dhe elegancë mesfushës së “Djallit”. Rabiot ka sjellë intensitet dhe personalitet, ndërsa pjesa më e madhe e transferimeve ka qenë e mirëmenduar dhe e harmonizuar me nevojat e skuadrës. Në këtë Milan po shihet dora e një drejtori sportiv që e njeh futbollin, që zgjedh me logjikë dhe vizion. Rruga është e gjatë, por për momentin, nisja duket perfekte.

Merita e Igli Tares është se nuk ka bërë revolucion për hir të zhurmës, por ka ndërtuar një ekip me themele logjike: përzierje përvoje dhe rinie, yjesh dhe lojtarësh punëtorë, duke krijuar një grup ku secili ka rolin e tij. Kjo është arsyeja pse sot Milani duket ekip solid, i bashkuar dhe e aftë të luftojë për trofe. Deri këtu: BRAVO IGLI TARE! Fillim perfekt i një projekti që premton shumë. (Telesport)

7 Komente

  1. S
    Sotiri

    Po Braçja me ç'farë merret te Milani? Se ai e mori ne pyetjet Taren ! Të shpresojme deri në fund.

    Përgjigjjuni
    1. J
      Jari N

      I Tare, te Milani të mari dhe Rei Manaj, se mori Jasharin 40 milion dhe po ngroh vezë, pra ka rënë squk, njësoj si Florenxi, luajti 20 min në sezon, nuk është puna e Tares por e Alegrit që ka futur një frymë te re !

      Përgjigjjuni
      1. J
        Juli

        O Jari -K@ri dhe shumë të tjerë K@ruca që keni sharë Taren në fillim. Jo po ky plak,jo po ai kot,..... Akoma del Jari-K@ri dhe bën ekspertin. BRAVO TARE.

        Përgjigjjuni
      2. L
        Luani

        Floriri flori ngelet, hidhe

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bato

          Fillim perfekt, ...pefff! U rrah qe ne fillim prej skuadres inferiore.

          Përgjigjjuni
          1. N
            Nje nga Durresi

            Ajo humbje ishte per prishur syrin e keq.

            Përgjigjjuni
          2. I
            Ilir

            Brravo Rrespekt per Iglin

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje