Ditmar Bicaj prezantohet si trajner i ri i Lushnjës

29 Shtator 2025, 12:03Sport TEMA
Ditmar Bicaj prezantohet si trajner i ri i Lushnjës

Ditmar Bicaj është trajneri më i ri i skuadrës së Lushnjës. Prezantimi u bë sot në prani të kryetares së bashkisë, Eriselda Sefa.

Bicaj është një emër me përvojë në pankinat shqiptare dhe njeh shumë mirë Kategorinë e Parë.

Sezonin e kaluar ai drejtoi ekipin e Burrelit, me të cilin zhvilloi një edicion fantastik, duke lënë përshtypje pozitive me punën e tij.

Me ardhjen e Bicajt, Lushnja synon një sezon më të fortë dhe rikthimin në nivelet më të larta të futbollit shqiptar.

Lini një Përgjigje