Java e fundit e Superiores, ka dhënë verdiktet përfundimtare për kampionatin e rregullt.
Pas Flamurtarit, në Kategorinë e Parë ka rënë edhe Bylis. Skuadra ballshiote u mposht nga Vora në ndeshjen direkte me rezultatin 5-2.
Si pasoje e kësaj, Vora shpëtuar, duke e mbyllur kampionatin në vendin e shtatë me 42 pikë, një më shumë se Bylis i vendit të fundit.
Teuta do të kërkojë mbijetesën në “play out”. Durrsakët fituan 3-2 ndaj Egnatias, por mbeten në vendin e tetë me 42 pikë.
Mbijetesën e siguroi edhe Tirana, që në ndeshjen e fundit triumfoi 3-1 Elbasanit në transfertë, në një ndeshje me tension të madh. Ndeshja u ndërpre disa herë për shkak të hedhjes së sendeve në fushë nga tifozët vendas. Po ashtu, para ndeshjes, kishte dhe përplasje mes dy tifozerive në stadium.
Si pasojë e kësaj humbje, Elbasani e ka mbyllur kampionatin e rregullt në vendin e dytë. Verdheblutë u dorëzuan në javën e fundit, me vendin e parë që e ka marrë Vllaznia. Shkodranët triumfuan 2-0 ndaj Flamurtarit dhe mbyll kampionatin në vendin e parë me 63 pikë, 1 më shumë se Elbasani.
Megjithatë, skuadra kampione do të vendoset në “Final Four”, aty ku do të luajnë Vllaznia, Elbasani, Egnatia dhe Dinamo.
Këta të fundit humbën derbin ndaj Partizanit me rezultatin 2-1, por nuk iu ndryshoi vendin në renditje.
Plehrat e ArmandoDukovic SERBI. Nuk la football ne Jugun e vendit ?????? Apollonia Bylis Flamurtari Butrinti Luftetari ????? Ku jane keto ekipe se mbushnim Stadiumet????
Te thuash per Tomori,Lushnja,Naftetari por Butrinti as qe ka luajtur ndonjeher ne kategori te pare.
Si ne cdo fushe tjeter , edhe ne futboll kemi shkuar shume lart , byth me byth me Gjermanine . Keto 5-6 javet e fundit gjithe ndeshjet jane teater. Pse nuk merren masa ??? Ne cdo vend te botes ka organe qe vezhgojne ndeshjet dhe nese eshte teater merren masa. 6-7 skudara te superiores kane luajtur teater 5-6 javet fundit , ....rrezojini direkt ne kategori te dyte dhe pastaj e shikojne ato luajne me teater apo jo........po askush nuk e rruan , ka rrezik edhe presidentet e perdorin sponsorizimin e futbollit per te pastruar leket e tyre , prandaj nuk e rruajne per teatrot qe luhen........
Estrada ka pas e do ket gjithmon, por duhet par formula.Më e mira( dhe për rritjen e masivitetit), do ishte një kampionat me 12 ose dhe 16 ekipe, me 3 faza, ku në fazën e tret , të vazhdohej me 2 grupet ku 6 ( ose 8) të parat të luftonin për kampion ose europ, e 6 ose 8 të tjerat për rënie( ku 2 direkt e dy me ndeshje shtes, me vendin 3-4 të kat.1!(duke ruajtur pikët e grumbulluara!) Kështu rritej konkurenca, dhe nuk i mungonin vendit ekipe si Flamurtari, Apollinia etj etj, gjuthmon nëse e meritojn!