Papa priti ekipin e Interit pas shpalljes kampion të Italisë. Ati i Shenjtë u tha lojtarëve se janë shembull për t’u ndjekur nga të rinjtë. Skuadra e Interit u prit këtë të shtunë në audiencë speciale në Vatikan nga Papa Leoni XIV, pas fitimit të titullit kampion të Italisë. Papa përgëzoi drejtuesit, stafin teknik dhe lojtarët, duke u ndalur veçanërisht te vlerat edukative të sportit dhe përgjegjësia sociale ndaj brezave të rinj.
“Mirë se erdhët dhe urime të gjithë skuadrës, drejtuesve, trajnerëve dhe tifozëve të shumtë për arritjen e këtij suksesi. Shumë të rinj ju shohin si heronjtë e tyre, si modele për t’u ndjekur, dhe kjo ju ngarkon me një përgjegjësi që shkon përtej paraqitjes sportive”.
Papa Leoni XIV e cilësoi suksesin e Interit si një moment të madh gëzimi, por theksoi edhe rrugëtimin që skuadra ka kaluar gjatë sezonit. Ai kujtoi se zikaltërit u detyruan të kapërcenin vështirësi të ndryshme pa u dekurajuar dhe pa u dorëzuar kurrë, duke e paraqitur sportin si një shembull të rëndësishëm të këmbënguljes, përkushtimit dhe aftësisë për të përballuar sfidat. Inter e siguroi titullin kampion matematikisht disa javë para fundit të kampionatit.
Oh sa kom qesh, Papa pret ekipin e Interit me 3 lojtar katolik te tjeret nuk kane lidhje me kete fe, ata jane "bijte" e Allahu Akbar.
Oh sa kom qesh, Papa pret ekipin e Interit me 3 lojtar katolik te tjeret nuk kane lidhje me kete fe, ata jane "bijte" e Allahu Akbar.
Ti qesh se je karë nga trutë . Papa i konsideron të gjithë njerzit e kësaj bote të njëjtë, të barabartë e bij të Zotit . Ai ngre zërin kundër, për kudo ku bëhet luftë dhe kohët e fundit në replika të ashpra me Trumpin për luftën në Iran .
Papa është Papë pikë! Respekte.