E ardhmja e Igli Tares larg Milanit? Klubi kuqezi mendon shkarkimin e tij, ja kush mund ta zëvendësojë

8 Maj 2026, 17:50Sport TEMA
E ardhmja e Igli Tares larg Milanit? Klubi kuqezi mendon shkarkimin e tij, ja

E ardhmja e Igli Tares duket se do të jetë larg Milanit. Te klubi kuqezi nuk janë shumë të bindur me punën e Drejtorit Sportiv aktual në 2 sesionet e fundit të merkatos dhe mund ta largojnë në fund të sezonit.


Ishte gazetari Nicolo Schira që foli për mundësinë e shkarkimit të Igli Tares nga Milani duke zbuluar në të njëjtën kohë edhe emrin e kandidatit që mund ta zëvendësojë shqiptarin në postin e tij.

Bëhet fjalë për Toni D’Amico që është aktualisht në rolin e Drejtorit Sportiv te Atalanta ndërkohë që ka punuar më parë edhe te Verona. Gjithsesi në radhë të parë do të duhet të kuptohet se çfarë do të ndodhë me Igli Taren që u transferua te Milani në 2025 duke nënshkruar me kuqezinjtë një kontratë deri në vitin 2027.

Me Igli Taren, Milani ka sjellë në skuadër në dy sesionet e fundit të merkatos Christopher Nkunku, Ardon Jasharin, Samuele Riccin, De ëinter, Estupinan, Athekame, Adrian Cisse(që do të vijë në muajt e verës), Rabiot dhe Odogu duke shpenzuar në total 165 milionë euro ndërkohë që me parametra zero kanë ardhur edhe Modric me parametra zero dhe Fullhkrug me huazim.

6 Komente

  1. M
    MERO

    TARE I KA KURSYER MILANIT NJE MAL ME EURO. ASKUSH NUK GUXON TA PREKE. LAJME KOTI

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shkodrani

      Të drejtë ke, por sot bota e futbollit nuk ka më lidhje me llogjikën.

      Përgjigjjuni
    2. J
      Jari N

      Tare është më rrotë Cari se Isa Tare, një Mut Muti që e zhyti Milanin në mes të Renditjes të Seria A, Igli Tare ka qënë Gomar në fushë e Shumë Magjar në rolin e Drejtorit, mori 40 miljon euro Jasharin dhe fali lojtarë si Thiav, Kalulu, Benaser !, më mba më ekip ca posaqi si Salamankers, Fofana Ziu , turpi i Milanit është Igli Isa Gomar Tare !

      Përgjigjjuni
      1. M
        Milanisti

        Tare e dhj*u Milanin fare..! Modriç më i miri edhe pse me parametra zero dhe sa per Jasharin ,nuk bën as per serinë B. Milani meriton te ketë deri tani portierin,Modriç,Rabiot dhe Pulisiç..,të tjerët jashtë Milanit ,bile edhe trajnerin.

        Përgjigjjuni
        1. I
          IL

          Po edhe ju doni me hedh fajkn e 12 vite qe milani rri me breke neper kembe, ne nje sezon te tares ? Shikoni ne cfare pozicioni ka dale milani ne kampionat ne 12 vitet e fundit ?sa vite ka qe del per champions ? Pa kollaj me gjet te keqen tek tarja. Jo per ta mbrojt taren po milanin e ka mbulu e keqja nga te gjithe krahet, pse vec milanit kush ekip itakian ka pozicion ne europe ?

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tifoz objektiv

            Lajm i genjeshtert, eshte thjesh opinion i nja gazetari "varikarin"

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje