Një tjetër Kvaratskhelia po “çmend” Europën, vëllai i vogël i Khvicha-s në qendër të vëmendjes

7 Maj 2026, 14:20Sport TEMA
Një tjetër Kvaratskhelia po “çmend” Europën,

Është një Kvaratskhelia që po tërheq vëmendjen e skautëve të gjysmës së Europës dhe jo, nuk bëhet fjalë për yllin e PSG-së. Ai quhet Tornike dhe është vëllai më i vogël i Khvicha-s.

I lindur në vitin 2010, Tornike është një sulmues krahu i majtë, ashtu si edhe vëllai i tij më i famshëm. Një tjetër element që i bashkon është aftësia për të përdorur njësoj mirë të dyja këmbët.

“Kvara” është rritur në Inter Academy Georgia dhe në fillim të këtij viti kaloi te Dinamo Tbilisi, klubi që në të kaluarën kishte nxjerrë në futbollin profesionist edhe Khvicha-n, dhe ku javën e kaluar regjistroi paraqitjen e tij të parë me ekipin e parë.

Për momentin, ai është vënë në pah veçanërisht me ekipet e moshave të Gjeorgjisë. Emri i tij ka përfunduar në bllokun e shumë vëzhguesve të klubeve të mëdha europiane.

Aktualisht, skuadra që duket se ka lëvizur më konkretisht është Bayern Munich.
Talenti 16-vjeçar thuhet se ka udhëtuar drejt Mynihut për të takuar drejtuesit bavarezë dhe për të parë nga afër strukturat e klubit gjerman.

1 Komente

  1. T
    Toni

    Dikur dhe i vellai i tij kish udhetuar drejt Mynyhut vec skauter te Bayernit nuk dhane ok dhe keshtu lojtari i psg sot po i pergenjeshtron te gjithe , vec qe te jemi te sakt tjeter atehere dhe tjeter sot , viti me vit lojtari ose perparon ose mbetet ne vend , zhvillimin e tij nuk mund ta parashikoj askush , eshte nje risk qe nuk e mer askush petsiper pasi luhen miliona para dhe demi ne nje skuader ka cmim , sidomos ne Gjermani ku nuk kalohet asgje pa dhen llogari

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje