Van Basten: Pronarët e huaj shkatërruan futbollin italian, shembull është Milani

6 Maj 2026, 16:00Sport TEMA
Van Basten: Pronarët e huaj shkatërruan futbollin italian, shembull

Legjenda holandeze e futbollit, në komentin e tij për dështimin e kombëtares “axurre”, pohon se asaj i mungojnë yjet.

Marco Van Basten ka një ide shumë të qartë për krizën e futbollit italian. Ish-ylli i Milanit dhe Holandës, i intervistuar nga Carlo Pellegatti në promovimin e librit të ri “50 ndeshje, emocione të pambarimta, Milan”, ka kritikuar pronarët aktualë të klubit kuqezi.

Van Basten i sheh pronarët e huaj të klubeve si pengesën kryesore në Serie A: “Aktualisht ka shumë pronarë të huaj klubesh në Itali. Ata nuk kanë të bëjnë fare me historinë e klubeve, interesohen vetëm për veten. Do të ishte shumë i rëndësishëm rikthimi i futbollit italian në duart e italianëve, që të kthehet më pas në majën e Europës”.

Dhe si shembull holandezi merr Milanin e tij, me të cilin ka fituar “Topin e Artë” në 1988-ën: “Një shembull është Milani, që nuk është më ai që ishte. E ndjek dhe shpresoj ta marrë veten shpejt, sepse sot Interi dominon Italinë dhe kjo gjë nuk më pëlqen fare”.

Për kombëtaren e Italisë, Van Basten u shpreh: “E kam parë Italinë, tani i mungojnë yjet. Italia ka pasur gjithmonë një portier të madh, një mbrojtës të madh, një mesfushor të madh, një sulmues të madh. Sot për sot është e vështirë t’i shohësh, është e çuditshme. Dikur futbolli italian komandonte botën, sot nuk është kështu. Në Botëror bëj tifo për Holandën, por nuk pres shumë gjëra. Atëherë do të bëj tifo për Brazilin e Carlo Ancelotti-t”.

4 Komente

  1. M
    Muc Xhepa, diplomat karriere dhe prozator

    Futbolli italian ka rene aty qe kur merr Taren si drejtor ekipi, turpi me i madh ne historine e Italise, nga Sacchi tek Tare, tek nje injorant noterik

    Përgjigjjuni
    1. M
      Muli

      Muço qeke bole komplet

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shkodrani

        Sacchi ishte trainer, Tare eshte drejtor sportiv. Tare ben ate qe mundet me ato te para qe i jepen.

        Përgjigjjuni
      2. V
        Van bubi

        Ketu futbollisti legjendar hollandes eshte komplet gabim ….edhe ne Angli ka pronare pothuajse te gjithe te huaj por i kan ngritur klubet angleze ne tjeter nivel , edhe ne France , PSG psh ….ky ja ka futur kot ketu ….le te kerkoje fajin vend tjeter faji dhe renia nuk fillojna nga lart poshte por nga poshte lart …nga akademite qe sbehet fjale fare per to nga niveli ekonomik , Tare nuk eshte per Milanin keq te vjen qe e thua vec ky eshte realiteti ….cfaj te ka pronari i huaj …u thot : sillni ke lojtar doni dhe une paguaj ….e kush vjen ne kete Milan si eshte katandisur …nejse

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje