Ilir Alliu ishte pjesë e panelit të emisionit “Mega Sport” në “A2 CNN”. Ish-lojtari shqiptar ka shprehur zhgënjimin e tij me rezultatet që prodhoi java e 34-t e kampionatit shqiptar. Alliu është shprehur se këto ndeshje treguan dekompozimin e “Abissnet Superiore”. Ai ngre pyetjen se si heshtën të gjithë presidentët e klubeve, të cilët sipas tij duhet të kishin dënuar përballjet e kësaj jave.
“Në tërësi kampionati jonë është i zbrazur. Kjo është faza e fundit që tregon dekompozimin e kampionatit shqiptar. Doja ta thoja me humor por nuk më lë egoja. Në Shqipëri u bë modë: ‘Presidenti s’di gjë, lojtarët hanë dardha pas kurrizit’. Se e kemi mënyrë jetese ne si vend këtë. Të jesh i dinjitetshëm dhe i qendrueshëm e të flasësh për vlera, është dobësi në këtë vend. Masivisht, nuk pashë të shqetësohej njeri, përveç tifozëve në rrjetet sociale.
Nuk pashë të shqetësohej njeri nga ata që i nxjerrin syrin arbitrit për një faull jashtë zone. Tani shkojnë dhe falin një ndeshje. Ti që e fal ndeshjen, kush je?! Me atë padrejtësi që ke bërë, duke i falur ndeshjen një kundërshtari, ke marrë më qafë një president të një klubi tjetër që ka shpenzuar miliona euro. Me një veprim të padrejtë e ndëshkon atë dhe e dërgon në një kategori më poshtë. Në Shqipëri kemi arritur në pikën ku gjithçka është në shitje. Më thuaj një president që i ka dënuar ndeshjet e kësaj jave… Por asnjëri nuk ndihet”, është shprehur Ilir Alliu.
Pse vetëm këtë javë u bënë pazare? Çuditërisht Bylis, Flamurtari e sidomos Tirana na u bënë të tmerrshme. Kanë 4-5 fitore rresht. Madje edhe atje ku Tirana barazonte edhe të tjerat barazonin. Mundej Tirana po ashtu edhe të tjerat. Është i disati vit që po mundohen të shpëtojnë Tirsnën mos bjerë. Dihet shumë mirë arsyeja. Pazaret për ndërtimet tek Stadiumi Dinamo
Mbase ke të drejtë , po për Tironën, pa dashur të flas si tifoz, në janar ndrroi gati gjith ekipin duke afruar individë që bëjn diferencën në fushë! Problemi është tek ekipet e tjera që me mungesa të theksuara lojtarësh, po fitojn si me ritmin e Tironës! Dhe pse më vjen keq ta them, Tirona është më e rrezikuara kto dy javë, se luan me 2 ekipet kryesuese ( Vllaznia e Elbasani), ekipe që kan toleruar rivalët e Tironës, po nuk do tolerojn Tironën! Po gjithsesi, kushdo ekip që është në luftën për mbijetesë, pavarësisht aleancave ose tolerimeve në javët e fundit, është vet fajtor për gjendjen ku ndodhet!
Ka ardhur koha që pranë gjykatës administrative të ngrihet dhe Gjykata Sportive e cila të funksionojë sipas modelit të si motrave të saj në Europë. Së dyti,skuadrat e futbollit që janë pronë e Bashkive apo në bashkëpronësi të largojnë horrat që kanë para të pista,që bëjnë biznes në lotaritë sportive të nuk kanë biznese të deklaruara dhe të pastra të largohen nga skuadrat.Më mirë jenë skuadra të varfra,por të pastra sesa të jenë në dorë të horrave që tallen me tifozët dhe luajnë bixhoz me pronën publike