Ekipet e mbijetesës fitojnë ndaj pretendentëve

2 Maj 2026, 18:20Sport TEMA
Ekipet e mbijetesës fitojnë ndaj pretendentëve

Pesë ndeshjet e javës së 34-t në Superiore, prodhuan surpriza të mëdha në rezultate, ku ekipet e mbijetesës fituan ndaj atyre pretendente.

Tirana triumfoi minimalisht ndaj Teutës në transfertë, në duelin direkt për mbijetesë. Goli i Haxhiut në minutën e 77-të, nderoi bardheblurë e kryeqytetit, që mbajnë vendin e shtatë me 38 pikë, po aq sa Teuta e vendit të gjashtë, që është përfshirë në luftën e mbijetesës.

Bylis fitoi 0-2 ndaj Vllaznisë në transfertë. Ballshiotët mbajnë vendin e nëntë me 38 pik, ndërsa Vllaznia renditet e dyta me 60 pikë, pas Elbasanit kryesues.

Verdheblutë u mposhtën 4-2 nga Vora. Këta të fundit mbajnë vendin e tetë me 38 pikë, 3 më shumë se Flamurtari.

Vlonjatët triumfuan 4-1 ndaj Partizanit. Në duelin tjetër, Dinamo triumfoi 2-0 ndaj Egnatias dhe mban vendin e katërt me 48 pikë.

6 Komente

  1. G
    Gjygjetari i pa kualifikuar

    Rrofte final 4 se u be cdo loje pazare.Si nuk ndodhen keto rezultate ne fazat e tjera por tani ne fund te kampionatit?

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shqiptari

      Ishte një spektakël i vërtetë në këtë fazë të Superligës.Ndoqa me fragmente tri ndeshje që dhuruan spektakël golash në Vorë në Tiranë,në Shkodër.Ky fund po bëhet që të luhet pa tifozë dhe drita.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bake

        Si ka mundesi qe zhvillohet kampionat futbolli ne Shqiperi akoma!!!!!!!!!!!!!!!!!!??????????? Te fitoje Tirana ne Durres dhe Flamurtari ne Tirane nuk eshte dhe aq cudi, por te fitoje Vora me Elbasanin (vendi i pare) dhe Bylis ne Shkoder (vendi i DYTE)..... TURP............ TURP per Vllaznine dhe Elbasanin............. Mire ketu nuk kane sy per te pare ata agallaret e Federates me ne krye Duken e Krimit, por UEFA a ka sy dhe veshe............ Sic duket e paskan percaktuar kush del direkt Flamurtarin dhe Durrsin....... Turp per kete lloj Estrade qe quhet kampionat kombetar........... Turp. Turp. Turp

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tifozi elbasanit

          Më interesante ishte Vora Elbasani. Elbasanit i mungonin për dëmtime dhe kartona nga formacioni bazë Janacek, Totoshi,Lulaj, Olberkis, Azemovic,Manellari plot 6 futbollistë. Dhe tranieri e stafi drejtues kur bëjnë ndërrime aktivizojnë ekipin e tretë ndërkohë që në stol kishin Lukilin, Abaz,Lajthia.Tsague. Pra për shkak të mungesave të shumta duhet ti vendosnin Vorës të paktën ekipin e dytë por për cudi vendosën ekipin e tretë me lojtarët rezervë të rezervave. Shumë turp !!!

          Përgjigjjuni
          1. P
            Për elbasonlliun

            Elbasoni humb në Ballsh, humb dhe ndeshjen e fundit me tironën. Partizoni kap final four dy ndeshjet e fundit. Dinamo fiton kupën. Në final four Vllaznia del kampion dhe Elbasoni renditet në vendin e 4. Në europë marrin pjesë Vllaznia, Dinamo, Egnatia dhe Partizoni.

            Përgjigjjuni
          2. S
            Skampini

            Ngelet enigmë e madhe përse Elbasani ndaj Vorës luajti me ekipin e tretë. Me një portier 1,50 cm, jo Borici apo Lleshi. Se kuptojmë atë Lleshin e fusin për sevap, pasi ai nuk vrapon dot. Dërgojani ekipit të mundjes më mirë. Me shitjen e ndeshjes Vorës do ti ndjekë një tersllik që nuk i shkon ndërmend. Asnjë ndeshje nuk kanë për të fituar deri në fund dhe do të digjen dhe për kupat e europës.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje