Anis Mehmeti realizon ëndrrën për të luajtur në Premier League, Ipswich ngjitet në elitë

2 Maj 2026, 18:50Sport TEMA
Anis Mehmeti realizon ëndrrën për të luajtur në Premier

Anis Mehmeti realizon një ëndërr të madhe në karrierën e tij, pasi Ipswich Town ka siguruar matematikisht ngjitjen në Premier League.

Ipswich arriti një fitore bindëse në javën e fundit të sezonit në Championship, duke triumfuar ndaj Queens Park Rangers me rezultatin 3-0 në stadiumin “Portman Road”.


Përfundimisht Ipswich Town renditet në vendin e dytë dhe nuk ka nevojë të kalojë në fazën e “play-off”. Kujtojmë që sulmuesi kuqezi, Anis Mehmeti ka luajtur 18 ndeshje me këtë skuadër.

Lini një Përgjigje