ZYRTARE/ “E zeza mbi të bardhë”, Nevil Dede trajneri i ri i Egnatias

4 Maj 2026, 13:30Sport TEMA
ZYRTARE/ “E zeza mbi të bardhë”, Nevil Dede trajneri i ri

Nevil Dede është trajneri i ri i Egnatias. Ashtu siç deklaroi edhe vetë ai mbrëmjen e djeshme, tekniku kryeqytetas ka firmosur kontratën me rrogozhinasit pas largimit të Edlir Tetovës. E megjithatë ajo që bie në sy, është, që nuk ka një kohëzgjatje të përcaktuar të kontratës.

Nuk dihet nëse Dede do të jetë për të mbyllur këtë edicion bashkë me fazën “Final Four” apo do t’i besohet skuadra për një projekt të gjatë edhe për sezonin e ardhshëm. Në njoftimin e bërë në kanalin zyrtar të klubit thuhej:

“Një kapitull i ri fillon sot 

Me firmosjen e kontratës dhe prezantimin zyrtar të trajnerit të ri, Nevil Dede, ekipi ynë nis një rrugëtim të ri me ambicie, pasion dhe objektiva të qarta.

Mirë se erdhe dhe suksese në këtë sfidë të re!”

Kujtojmë që aktualisht Egnatia është në garë edhe për titullin kampion, por është kualifikuar edhe në finalen e Kupës së Shqipërisë ku do të përballet me Dinamon.

1 Komente

  1. G
    Gezim

    PUPUPUPU bixhaz tani ndeshjet e Egnatias

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje