“Më vjen turp! Çfarë t’ju analizoj”?! Sokol Kushta flet hapur për ndeshjet e shitura: Kjo është zhgënjyese

4 Maj 2026, 11:10Sport TEMA
“Më vjen turp! Çfarë t’ju analizoj”?! Sokol

Sokol Kushta ka mbetur i zhgënjyer nga ajo çfarë ka parë në fushën e lojës nga ekipet shqiptare në këto dy javë të fundit të kampionatit.

Legjenda e futbollit shqiptar ka thënë në studion e emisionit “Mega Sport” në “A2 CNN” se i vjen turp të analizojë përballjet e javës së 34-t.

“Nuk ndihem mirë. Nuk di çfarë analize të bëj për këto dy javë që kam parë. Më vjen turp, çfarë t’ju analizoj?! Dua të jem sa më i drejtë, sa më original. Ka tek-tuk edhe jashtë shtetit lënie ndeshjes.

Por të jetë i gjithë kampionati, ose të paktën 2-3 javë… kjo është zhgënjyese. Nuk duhet të ekzistojnë në këto përmasa”, është shprehur Sokol Kushta.

23 Komente

  1. n
    nacionalisti

    Kushta avash, fol per Flamurtarin me siguri, Vllaznine, Elbasanin... Tirona me Durresin ishte ndeshje e paster, per nje arsye shume te thjeshte, Durresi tani rrezikon te bjere nga kategoria

    Përgjigjjuni
    1. v
      vlora.vlora

      Partizani-Flamurtari ndeshje e rregulluar keta te vlores as breket s ngrjne dot ,sa te jete ne krye Idriz rrobqiri vetem deshtime do kete , o Sokol po ngelet duke ju lepire camit, ti Rrapo Ferko dhe ca lepiresa te tjere ,turp t ju vije

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pensionisti

        Donduka i Shijakut,qe rizgjidhet pa kandidat perballe,, si shoku Sali,si Shoku Edi ,si shoku Avni i federates se basketbolli,e kane skaterruar konkurencen e ndershme!?Gjithe shqiptaret e veme re kete kete poshtersi.Vetem drejtesi e verbuar nga plepistet nuk e sheh!?

        Përgjigjjuni
        1. K
          Klimax

          Kampionati i futbollit është në nivele skandaloze. Megjithatë, duke parë se të gjitha ekipet e kategorisë superiore ndodhen pak a shumë në të njëjtat nivele, mirë do të ishte që së bashku me këto dhjetë ekipe të shtroheshin edhe dy ekipe nga kategoria e parë. Superiorja të ketë 12 ekipe dhe në fund të sezonit gjashtë të parat të vazhdojnë për titullin kampion, ndërsa gjashtë të tjerat se kush do qëndrojë në kategorinë superiore. Dikur Kampionati përfaqësohej me14 ekipe nga Tirana dhe qytetet kryesore. Sot ka 10 ekipe me gati gjysma e tyre nga "kooperativa bujqësore"!!!

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tifozi

            O Kushta o danoç.Mke pëlqu kur the tkisha dhon llafin që do vija e erdha për rrespekt se ndeshjet mvje turp me i analizu se ske ç analizon. Me të ardh turp e keq për veten kur shko në stadium.shahen e rrifen tifozat mes njoni-tjetrrit e për ça??Për ata ordinera në fush që bojn sikur vrapojn në fushë. Kam mbi 30 vjet që ndjek neshjet por si kto 10 vitet e “arta” të don Armando Dukës nuk kisha pa futboll. Mvje keq që kam shpenzu kohën,frymën e paret e mia nëpër stadiume. Tifoz i Tironës e skam lon stadium pa shkel në superiore.Nga veriu në jug. Historikisht i kam ndejk neshjet mes trribusë së tifozerisë vendase.kam pas miq në çdo qytet të të gjitha tifozerive e ka pas rrespekt për tifozin e për lojën. Të fitoj Flamurtari,Vora e Ballshi ndaj veneve të para?? E pa besueshme dhe e pa mundur. Jo se Tirona ka qen pa gjo kte vit por menoj se me Durrsin ishte neshje e luftume. Derisa të jetë kjo formulë e ky president në Shqipni,kto gjona do kemi. Neshje të shitme dhe biletat më të shtrrenjta në Botë të kombëtares. “Tju rrojë” Federeta

            Përgjigjjuni
            1. A
              Adi

              Kampionat me te korruptuar muk e gjen ne gjith globin. Turp i botes. Habitem kush ka koh te ndjeke ato lloj ndeshjesh. Nuk ka pike futbolli.

              Përgjigjjuni
              1. T
                Tifozi Lapraks

                Ti mor Sokol na hiqesh i ndershem pak ndeshje shite ti kur luaje me Partizanin ? te kujtohet qe Lapraksit te bene benē qe ne qoftese se edhe nje ndeshje kemi per te vrare , te kujtohet kur beje stervitje e kur mbaroje ate dilje nga klubi me 3a4 veta se kishe hallin mos te rihnin , kujtou Sokol .

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Ben

                  Ne kete rast duhet te shkrihet federata fare! Si guxojne keto ekipe dhe keta lojtare te veprojne keshtu? Eshte qelbur koka!

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Malsor e dukagjinas bashke per Shkodren

                    Grekomani i Vlores ti mbaji opinionet per vete se per Shkodren flasin vete malesoret e mbishkodres

                    Përgjigjjuni
                    1. a
                      albatros

                      Edhe para ‘90-tës, kishte fenomene të tilla: 17Nëntori i falte Labinotit ndeshje në fund pasi metalurgët duhej t ishin mes të mirëve. Janë ndere e nuk harrohen

                      Përgjigjjuni
                      1. K
                        Kot fare

                        Tani te gjithe keta qe flasin I kane bere vete dikur kjo dihet eshte faji I struktures ne qoftese ka stimul per cdo vend klasifikimi qe ndikon ne renditje mund te aplikohet ne formen e gjobes,nje shume disa milioneshe ju pret shalet dhe nuk ka me pordhe. Dikur ishte me e kamufluar tani spjerdh njeri ju duket normale ky eshte ndryshimi.

                        Përgjigjjuni
                        1. Bujar Kanapari

                          Klubet marrin financa nga Federata. Keto te ardhura duhet te jepen sipas vendit ne klasifikim.

                          Përgjigjjuni
                        2. e
                          enter""

                          Akoma merreni me kampionatin shqiptar? Shqiperia eshte e gjitha e korruptuar, e gjitha mafioze. Nje shtet i ndyre.

                          Përgjigjjuni
                          1. M
                            Morava

                            E po mbusheni uefa-n, e gjithë dynjanë, tani, me letra e “informacione”,sikurse bëtë për Skënderbeun atëhere. Të gjitha këto që po ndodhin sot,në futbollin shqiptar, kanë ndodhur gjithë jetën,por të gjithë i pranonin në heshtje, sepse ju dukej e drejtë kur nuk dëmtoheshin ekipet e kryeqytetit. Goja u hap për herë të parë vetëm kur Besa ja la Skënderbeut një ndeshje që e shpëtoi këtë të fundit . Pastaj erdhi ai Skënderbeu që i sëmuri të gjithë të paaftët e futbollit tonë, të mykurit që futbollin e donin vetëm në Tiranë. E arritën qëllimin ta hiqnin qafe Skënderbeun, bashkë me programin e tij,ambicioz,për të synuar edhe grupet e ligës së kampioneve. Të përvëluar nga zilia se ai ju kishte zënë rrugën “ legjendave” të tyre mediokre të Tiranës për dekada. Dhe ja rezultati! Ku janë tani? Ka dhjetë vjet që asnjë ekip i tyre nuk kalon dot një tur të vetëm dhe jo më të shkojë në grupe.

                            Përgjigjjuni
                            1. Q
                              Qytetar

                              “Projekti” Skënderbeu u vu në zbatim nga Bode sapo PD erdhi në pushtet. Pasi u shpëtua se Dimamo i la ndeshjen 4-0 sepse tashmë kishte siguruar titullin në kampionatin pasues Dinamon e shkrinë sepse i morën gjitjë lojtarët e saj më të mirë me rë cilët fitoi titullin dhe i kaluan tek Skëberbeu. Ishte Bode bashkë me Dukën aksionerët e Ama Kafe që e shkrinë si ekip, i morën kompleksin dhe e degdisën në të parën atje ku duhet të ishte Skënderbeu i lavdishëm. Shkurt vodhën projektin dhe investimin e Dinamos dhe më pas historia dihet si lanë nam me trukimet.

                              Përgjigjjuni
                              1. M
                                Morava

                                “Qytetar” nuk je fare i saktë. Në vitin e parë Skënderbeu nuk kishte asnjë lojtar të Dinamos . Mori Shehin , Fagun, Dragushën, Vrapin,Arapin nga Besa, Shkëmbin korçar nga Partizani, kishte dy kroatë Bratiç dhe një tjetër, në sulm dy sërbë të Fierit dhe një argjentinas. Cili nga këta ishte dinamo?Nëse e ke fjalën për ndonjë të huaj nuk di se ku hyn Dinamo këtu? Në vitin e dytë mori nga Dinamo Muzakën të cilin Dinamo e kishte marë nga Partizani dhe Orelesin.Dhe kjo mbasi Dinamo kishte marë fund.Sa për trukimet të gjitha skuadrat shqiptare në Europë trukonin në ato vite.Se cili ishte Skënderbeu e tregoi veten atje ku duken vlerat në Europë dhe atje do të mbetet i paarritshëm . Të tjerat janë llafe dhe vetëm llafe.

                                Përgjigjjuni
                                1. n
                                  nacionalisti

                                  Hajde mora se na keni care trapin me keto perallat tuaja... Skenderbeun e shpetoi Bode fillimisht nga renia e kategorise... me ndeshje te felliqura qe i mbajme mend te gjithe dhe e shpetoi ne fund te kampionatit!!! Pike!!! Vitin pasardhes i VODHET KAMPIOANTI FLAMURTARIT me ndeshje nga me te felliqurat!!! Dhe PIKE DHE MO NA RRU KARIN!!! Une jam tifoz i Tirones dhe nuk harroj, 5 jave para perfundimit, anullimin qe i ka bere arbitri golit te Pejic (qe lunte me Tironen) kundra Skenderbeut mu ne mes te Qemal Stafes, nje gjuajtje nga 20 metra jashte zone, super gol... Nuk e kujtoj cili ishet arbiter por e gjemoi neper qemal Stafa, gjysma e ekipit bashke me stolin per ta rraf, sapo e anulloi golin. Me ate fitore te Tirones Skendebeu jot qe na keni care karin, merrte karin e motres titull!!!

                                  Përgjigjjuni
                            2. B
                              Bake

                              Morava ke shum te drejte........ Po ashtu Skenderbeut i kane hequr nje kampionat ne vitin 1976 duke ja dhuruar Dinamos..... Duke e bere kamponatin me 3 faza vetem qe tja dhuronin Dinamos......... Skenderbeu I Jani Kacit. Gjergji Ballcos. Milutin Kercicit. Dhimitraq Xhambazit,etj

                              Përgjigjjuni
                              1. I
                                Ishi

                                Futja kot o Bake , ate vit 1976 mbasi mbaroi faza e pare federata nxori urdher qe do behet me tre faza , gjeje ate e do bindesh qe keshtu ka qene , une ne ate kohe isha trajner i Naftetarit dhe e di mire se si u be ai kampionat .

                                Përgjigjjuni
                                1. B
                                  Bujar Kanapari

                                  Dhe ne fund e pesoi edhe Besa ime

                                  Përgjigjjuni
                                2. M
                                  Morava

                                  Po , Ishi, faza e tretë u shtua pas fazës së parë. Atë vit, kundër Skënderbeut , në fazën e tretë u luajt pisët nga Lokomotiva dhe 17 Nëntori në favor të Dinamos. Lokomotivës ju dha një penallti e paqënë nga Ramiz Pregja( në mos gaboj) që Skënderbeu të humbiste 1-0. 17 Nëntori dhe Lokomotiva i hapën portën Dinamos madje Lokomotiva e bëri fare hapur me Dinamon kur humbi 1-4 dhe ku Ilir Përnaska “ shënoi” tre gola dhe kështu e kaloi Xhambazin e Skënderbeut si “galashënuesi më i mirë” i kampionatit

                                  Përgjigjjuni
                                  1. X
                                    Xheviti , Kryqi i Kuq , Rramallah-Gaza .

                                    O "Tifozi Lapraks" Ju nuk e njihni fare, fare, fare, fare, fare karakterin e Sokol Kushtës . Sokoli as nuk shet , as nuk blen ndeshje. Ju nuk i njihni prindrit, vellezrit e Sokolit ( neri më i mirë se tjetri ). Sokol Kushta nuk ka pasur mendje per lek ($) edhe ne ate kohe edhe tani ne kete kohë . Sokoli mund të ket "shitur " ndeshje , nqs vinte ndonjë urdher nga zinxhiri komandues ( Ministër , Zv.Minister.......Traineri ). Sokoli ishte i të gjithavet ne sensin pozitiv ( I arsyes, i grushtit, i shqelmit , i fort, nuk e njihte frikën.....). Kam rreth 20 vjet pa e parë S. Kushtën dhe 40 vjet pa i pare prindrit dhe vellezrit e tij . Sokol mbarsi .

                                    Përgjigjjuni
                                    1. M
                                      Muhameti

                                      Finalja duhet te zhvillohet mes 4 skuadrave me te mira te ketyre javeve Vlores, Ballshit, Tiranes dhe Vores sepse ato kane mundur me rezultate te thelle ekipet kryesuese. Egnatia duhet te bjeri nga kategoria sepse ka 4 jave qe nuk fiton. Hajde gallate hajde!

                                      Përgjigjjuni

                                      Lini një Përgjigje