Tirana fiton ndaj Vllaznisë, Bylis mposht Elbasanin. Flamurtari bie në Kategorinë e Parë

6 Maj 2026, 18:28Sport TEMA
Tirana fiton ndaj Vllaznisë, Bylis mposht Elbasanin. Flamurtari bie në

Java e 35-të e Kategorisë Superiore ka dhënë disa verdikte, duke përcaktuar katërshen e “Final Four” dhe duke konfirmuar skuadrën e parë që largohet nga elita.

Tirana arriti një fitore jetike 1-0 në “Klasiken” ndaj Vllaznisë, falë një penalltie të shënuar nga Rafa Silva. Shkodranët e mbyllën ndeshjen me nëntë lojtarë pas ndëshkimit me karton të kuq të Malës dhe Bajramit, ndërsa bardheblutë ngjiten në vendin e gjashtë me 41 pikë, duke bërë një hap të madh drejt mbijetesës.

Po në kuotën e 41 pikëve është ngjitur edhe Bylisi, i cili mposhti 2-1 Elbasanin kryesues me një përmbysje në pjesën e dytë.

Në garën për titull, Egnatia u rikthye te fitorja duke mposhtur Partizanin 2-0 në debutimin e trajnerit Nevil Dede, rezultat ky që lë “të kuqtë” zyrtarisht jashtë zonës “Final Four”.

Vendin e tyre e ka marrë Dinamo, e cila pas barazimit 2-2 ndaj Vorës siguroi pjesëmarrjen në fazën finale. Ndërkohë, fundi i tabelës ka sjellë lajmin e hidhur për Flamurtarin.

Barazimi 2-2 ndaj Teutës ka zbritur zyrtarisht vlonjatët në Kategorinë e Parë, pasi me 36 pikë e kanë të pamundur arritjen e zonës së shpëtimit në javën e fundit, për shkak se Vora dhe Teuta, që ndodhen më sipër me 39 pikë, kanë në favor përballjet direkte.

5 Komente

  1. B
    Bake

    Turp. Turp. Turp qe zhvillohet akoma kamponat ne Shqiperi

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shkodrani

      Përse nuk e prejashton federata Elbasanin nga kampionati ? Ka bërë dy shitje të turpëshme ndeshjesh me Vorën dhe Ballshin. Në Vorë pamvarësisht mungesave ka luajtur me rezervat e rezervave. Me Ballshin realizon autogol në fund të ndeshjes.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Buke

        Flamurkari drejttohet nga një çam turko-islamist, nuk kishte si të mos ndodhte ndryshe

        Përgjigjjuni
        1. M
          Muhameti

          Ne final four duhet te luajne Tirana, Vora, Ballshi dhe Vlora sepse kane mundur skuadrat e kreut. Te bien nga kategoria Vlkaznia, Elbasani, Dinamo,Partizani dhe vecanerisht me dobta Egnatia. Turp e faqe e zeze per kampionatin qe kemi. Vetem pazare dhe shitje te ndeshjeve para syve te Sulltan Dukes.

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vlora

            Frattelo flamurtari Vlorë nuk ka rënë akoma sepse po të humbi Teuta me Egnatian Vora me Bylisin dhe flamurtari Vlorë të fitojë kundër Vllaznisë del ne vend te 8

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje