VIDEO/ “Skandal në ‘Elbasan Arena’, ne takimin AF Elbasani-Tirana: Gjyqtari Juxhin Xhaja goditet me shishe plastike”

10 Maj 2026, 18:10Sport TEMA
VIDEO/ “Skandal në ‘Elbasan Arena’, ne takimin AF

Tirana është në avantazh 0-2 në “Elbasan Arena”, në një sfidë ku skuadra bardheblu ka diktuar ritmin dhe ka marrë kontrollin e rezultatit.

Megjithatë, takimi është shoqëruar me një atmosferë të nxehtë jashtë aspektit sportiv. Gjatë gjithë lojës janë raportuar incidente në tribuna, përfshirë hedhje të sendeve të forta dhe mjeteve plasëse drejt fushës, ku nuk kanë munguar as objektivat ndaj trupës së gjykimit.

Pas disa paralajmërimeve të përsëritura, arbitri kryesor Juxhin Xhaja ka vendosur të ndalojë përkohësisht ndeshjen dhe është tërhequr në dhomat e zhveshjes për konsultim me delegatin e takimit mbi hapat e mëtejshëm.

Në këtë moment, lojtarët e të dy ekipeve vijojnë të qëndrojnë në fushë, ndërsa ende nuk është marrë një vendim për rifillimin apo ndërprerjen përfundimtare të sfidës.

 

8 Komente

  1. B
    Berti

    Sot kishte kuptim më shumë se kurtë shprehja “ Tirana monument kulture mbrohet nga Jurxhin Xhaja “ Ky gjygjtar rrugac që nuk dha një penallti të pastër kur Bolie u shty në tokë e pastaj futbollisti i tiranës e zuri poshtë. Dhe Xhaja ishte 2-3 metra pranë aksionit. Nuk jepte pothuajse fare faulle për elbasanin dhe provokimi i fundit kur ndërpriste lojën kot pa kuptim.Bravo Federata !!!

    Përgjigjjuni
    1. L
      Landi

      Juxhin Xhaja duhet të shpallet “ Anëtar nderi i klubit të tiranës.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Andrea

        Rezultati i ndeshjes në Elbasan arena përfundon në Elbasani 1. Tirana

        Përgjigjjuni
        1. D
          Durrsaku

          Dakord që Xhaja anoi nga tirona( pasi këtë ndeshje pashë) por ju elbasonllijtë mos harroni që presidenti juaj ka deklaruar që është tifoz me tironën. Shiti 3 ndeshje dhe fatkeqësi për tifozërinë më të zjarrtë të elbasonit që ndjekin këto matrapazë.

          Përgjigjjuni
          1. G
            Guerils

            Sa kom qesh me golin e tretë të tironës. Sadeku 5 m ofsajt dhe anësori dhe tifozi tironës Juxhin Xhaja që ishin afër e japin gol. Dhe më qesharakë vari që kishte ndërtuar vijën në momentin që topi kishte mbërritur në këmbët e Sadeku.

            Përgjigjjuni
            1. L
              Ladi

              Më habiti tranieri elbasonit Gvozdenovic. Se kuptoj përse qeshte në intervistën pas ndeshjes në RTSH. Si mund të qeshësh pasi humb në fushën tënde 1-3. Apo e dinte rezultatin pa filluar ndeshja ?

              Përgjigjjuni
              1. K
                Kol durrsaku

                Cfarë gallate në golin e tretë të tironës. Sadeku 10 metra ofsajt dhe Juxhin Xhaja e jep gol. Pale vari pastaj vari lesht. Mgjse nuk kishte nevojë fare për VAR.

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Andi

                  Në elbasani tirana u pa qartë që lojtarët e elbasanit përtonin të vraponin. E lanë tiranën të luante si të donte. Qëllimi u arrit por më qesharakja që tifozeritë e dy ekipeve përlesheshin.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje