
Ish-sulmuesi i Manchester United thotë se do të bojkotojë Botërorin e Katarit, të cilin e konsideron një “gabim”.
Duke ndjekur rrugën e ish-lojtarëve të tjerë si Philipp Lahm, figura publike si Vincent Lindon apo edhe media (Le Quotidien de la Réunion), Éric Cantona tha se Botërori i Katarit (20 nëntor - 18 dhjetor) është lajthitje.
“Le të jemi të sinqertë me veten! Ky Botëror nuk ka kuptim! Më keq, është një lajthitje!”, shprehet ish-sulmuesi 56-vjecar, i cili denoncon “mijëra vdekjet” dhe çmendurinë e stadiumeve me kondicioner të kësaj “maskarade të madhe”, që ka vetëm një synim: paratë.
Ylli francez i futbollit thotë se nuk është një vendim i lehtë. "Që fëmijë, ka qenë një event që e kam dashur shumë. Ndonjëherë në jetë duhet të marrim vendime, edhe nëse kanë kosto”, thotë Cantona.
"Në dekadat e fundit, keni pasur shumë ngjarje si Lojërat Olimpike ose Kupat e Botës në vendet që po shfaqen - si në Rusi apo Kinë. Por Katari nuk është një vend futbolli. Unë nuk jam kundër idesë për të pritur një Kupë Bote në një vend ku ka një mundësi për të zhvilluar dhe promovuar futbollin, si në Afrikën e Jugut apo Shtetet e Bashkuara në vitet '90”, shprehet ai.
Lini një Përgjigje