Evis Kushi në farsën e Armand Dukës: Ky po jep kontribut të madh për futbollin

15 Shtator 2022, 11:05Sport TEMA

Evis Kushi në farsën e Armand Dukës: Ky po jep kontribut të

“Uniforma Ime” është projekti më i fundit i Federatës Shqiptare të Futbollit, i cili dështoi që në nisje të tij në eventin e thirrur në “Air Albania”.

Nga ky projekt sipas propagandës së FSHF-së do të përfitojnë uniforma dhe materiale sportive 15 mijë futbollistë.

Ditën e djeshme Gazeta TemA, raportoi nga burime të sigurta nga pjesëmarrësit në evenet se gjithça aty ishte një fars.

Kjo pasi shumica e fëmijeve të thirrur me urdhër nga rrethet nuk u pajisën me bazat materiale, ndryshe nga çfarë u ishte premtuar.

Me baza materiale u pajisën vetëm fëmijët nga kryeqyteti.
Pjesë e kësaj farse ishte dhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi.

Ajo ka falënderuar Federatën Shqiptare të Futbollit për këtë kontribut për të rinjtë, si dhe për bashkëpunimin e mirë me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, si dhe me qeverinë shqiptare. (TemA)

1 Komente

  1. K
    Kritiku

    Gazetare shpellare, perse deformoni informacionin? Ne titull ju shkruani qe Ministria Kushi paska thene "Ky po jep kontribut të madh për futbollin.." ndersa me poshte ne shkrim shkruani "Ajo ka falënderuar Federatën Shqiptare të Futbollit për këtë kontribut për të rinjtë, si dhe për bashkëpunimin e mirë me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, si dhe me qeverinë shqiptare". Tani na thoni se ku eshte fjala "kontribut të madh"? Po ju shpellare aq merrni vesh nga politika dhe te berit te punes. Mos prisnit ju qe zonja ministre te fliste per problemet qe ka FSHF-ja me drejtoimin e nje banditi is puna e ketij Armand Dukës? Problemet e korrupsionit te Armand Dukës duhet te zgjidhen ne gjykate dhe jo me fjale ne ajer, siç prisni ju qe te degjoni.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje